top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RAMA I PREZANTOI POPULLIT “SHËRBËTORIN E RI VIRTUAL” | POR HARROI QË JO I GJITHË POPULLI KA QASJE NË INTERNET.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 28, 2023
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Kryeministri Edi Rama prezantoi sot atë që ai e ka pagëzuar si: “Shërbëtori Publik i Inteligjencës Artificiale”.

Sipas tij, ai është një Ndihmës (Asistent) Virtual që do të ndërveprojë me çdo qytetar në e-Albania.

Në prezantimin e tij, ai dha detajet se si funksionon ky “Shërbëtor i Popullit”. Një shërbëtor publik do të jetë në dispozicion të çdo qytetari, në çdo orë të ditës dhe të natës, për marrjen e shërbimeve në e-Albania, ku s’ka më nevojë për asnjë ndihmë tjetër për këdo që aplikon për një shërbim”, tha ai.

Ai shtoi: “Ta shtrijmë edhe në platformën e Bashkëqeverisjes, ashtu sikundër dua ta nënvizoj që asistenti që sot hyn në marrëdhënien me qytetarët nëpërmjet ndërveprimit me shkrim, po përgatitet që pas një periudhe njohjeje me ta, të hyjë në ndërveprim edhe me zë dhe me figurë, dhe madje të mos jetë më thjeshtë ndihmësi që i drejton ata në aplikim, por ai që e merr shërbimin për ta.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page