PORDENONE: VAJZA 10 VJEÇARE SHKOI NË KLASË ME NIKAB | MËSUESJA IA HOQI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 9, 2024
- 2 min read
Pordenone, Itali | Një vajzë 10-vjeçare, emigrante e gjeneratës së dytë, mbërriti në shkollë e veshur me nikab, vello e madhe me ngjyrë të errët që mbulon trupin e gruas duke lënë vetëm një të çarë për sytë.
Mësuesja kërkoi dhe mori që vajza e vogël të kthehej në klasë me fytyrën e zbuluar, siç ndodhi në fakt.
Këtë e raporton enti mediatik italian Lajmëtari i Venetos (Messaggero Veneto).
Hetimet për rastin do të kryhen në shkollë dhe janë vënë në dijeni drejtorët e shkollave të institucioneve gjithëpërfshirëse të qytetit, të cilët prej vitesh punojnë për integrimin e fëmijëve dhe për respektimin e të drejtave të fëmijëve.
Komuniteti Islamik i Pordenones e priti lajmin me skepticizëm dhe shqetësim.
Nuk është hera e parë që ndodhin raste të ngjashme në këtë institut: disa vajza, tashmë në shkollë fillore, detyrohen nga familjet të mbajnë mbulesë.
Këshilltari për Arsimin, Alberto Parixhi (Parigi), foli për këtë temë: “Do të kryej hetimet menjëherë dhe nëse lajmi konfirmohet, mendimet e mia të para duhet të shkojnë tek një vajzë e vogël e detyruar të mbajë nikab. Mësuesja bëri mirë që ndërhyri. Dua të shpresoj që të gjithë të bien dakord që nuk duhet të hysh në shkollat tona e mbuluar, përfshirë ata që bëjnë thirrje për laicizëm dhe emancipim të femrës çdo ditë.”
Komuniteti Islamik i Pordenones, aktualisht pa imam, e priti me skepticizëm lajmin, duke folur për “një rast që duket se nuk ekziston, ndoshta si rezultat i një keqkuptimi.”
“Ne nuk kemi komente për të bërë edhe sepse feja jonë na kujton se ai lloj mbulesë koke duhet të vishet vetëm kur jeni më e moshuar”, thanë disa anëtarë të komunitetit islamik të qytetit.
“Nuk dimë asnjë detaj për këtë çështje. Jemi të habitur që po i jepet kaq shumë mbulim një rasti të zgjidhur me mençuri nga vetë mësuesja.”
Nikabi përfaqëson një simbol të shtypjes së grave, duke i privuar ato nga identiteti dhe e drejta e tyre për të treguar fytyrën e tyre.
Është një veshje që i ka rrënjët në fondamentalizmin vehabist të Arabisë Saudite dhe që është përhapur në vende të tjera, ku ka zënë rrënjë ekstremizmi islamik.
Në disa vende, përfshirë Francën, Belgjikën dhe Egjiptin, mbulesa e plotë është ndaluar në vende publike apo institucione arsimore.
Prandaj, zgjedhja e mësuesit nga Pordenone është për t'u lavdëruar pasi përfaqëson një akt guximi dhe mbrojtjeje të parimeve të barazisë dhe lirisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)











































Comments