PJESA E DYTË | PARADAT USHTARAKE TË PUTINIT DHE SEKRETET E TYRE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 15, 2023
- 4 min read

Nga z. Paolo Mauri. Moskë, Federate Ruse | Mëngjesin e së martës, 9 maj 2023, Sheshi i Kuq i Moskës ishte skena e paradës vjetore të fitores në Luftën e Dytë Botërore. Këtë vit, ngjarjet e luftës patën një ndikim më të thellë në organizimin e manifestimit, dhe së bashku me avionët, paradës i mungonin tanket dhe mjetet e tjera të rënda, që zakonisht mund të shiheshin duke kaluar nëpër shesh. Nuk u duk asnjë obus vetëlëvizës, mjete lëshimi raketash, dronë apo automjete të blinduara luftarake. Vendimi i Kremlinit për të shmangur paradën e këtyre automjeteve është thjesht simbolik, dhe është marrë për të mos shqetësuar shumë opinionin publik, i cili ka filluar të kuptojë shtrirjen e konfliktit në vazhdim, i shpallur nga Moska si një luftë e Perëndimit kundër Rusisë, dhe më lart drejt të gjitha vlerave që ajo përfaqëson, si multipolariteti, traditat familjare dhe lufta kundër nazi-fashizmit. Në fakt, në fjalën e tij, presidenti Vladimir Putin, nuk mungoi të nënvizonte fajet e supozuara perëndimore për atë që po ndodh në Ukrainë, dhe se si nazizmi gjoja po hedh shtat në Evropë, ashtu si në disa vende të Europës Lindore, ku janë shembur monumentet e epokës sovjetike. MYSAFIRËT E PUTINIT PËR DITËN E FITORES. Në tribunën pranë Sheshit të Kuq, së bashku me presidentin e Federatës Ruse ishin edhe drejtuesit më të lartë ushtarakë dhe politikë vendas, por binte në sy prania e liderëve të vendeve të “CSTO”-s (Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive), traktati shumëpalësh që detyron disa vende që ata dikur ishin pjesë e BRSS. Vendi i nderit iu rezervua Presidentit të Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev, i cili vizitoi kryeqytetin rus për dy ditë ku zhvilloi bisedime dypalëshe, me qëllim thellimin e partneritetit në një gamë të gjerë shkëmbimesh ekonomike dhe kulturore. Të pranishëm ishin edhe presidenti i Kirgistanit, Sadyr Zhaparov, presidenti i Taxhikistanit, Emomali Rahmon, presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Llukashenko, dhe, disi për çudi, kryeministri armen, Nikol Pashinyan. Së bashku me ta edhe presidenti i Uzbekistanit Shavkat Mirziyoyev, i cili, megjithatë nuk ka qenë pjesë e “CSTO” që nga viti 2012. Delegacione të shumta ushtarake nga të ashtuquajturat vende të paangazhuara, dhe të dërguara gjithashtu nga Irani dhe Kina, kjo e fundit përmendet shprehimisht në fjalimin e z. Putin, për herë të parë, në historinë e paradës ushtarake në Moskë. Edhe këtë vit asnjë lider “perëndimor” nuk ishte i pranishëm, madje as presidenti serb Vuçiç, i cili, gjithashtu kishte marrë pjesë në edicionin e 2018-ës, dhe kishte dërguar një delegacion në vitin 2020. Një paradë me një ton modest, krahasuar edhe me atë pandemiken, apo atë të vitit të kaluar, por që është tejet simbolike, pikërisht për shkak të pranisë së plotë të zyrtarëve më të lartë të vendeve që i përkasin “CSTO”-os, të vetmit kryetarë shtetesh të pranishëm. As Shi Xhinpingu (Xi Jinping), gjithnjë e më i vetëm në komandën e Kinës, që në këtë moment duket të jetë partneri më i rëndësishëm i Rusisë, nuk ishte i pranishëm. Ne nuk e dimë nëse lideri kinez ishte i ftuar apo jo, dhe nëse mungesa u ndie, por, duhet lexuar si një sinjal që Pekini donte t’i dërgonte Kremlinit dhe Perëndimit, për të kërkuar sa më shumë ekuidistanca që të ishte e mundur në këtë moment historik e veçanërisht delikat. PUTINI RINIS “CSTO”. Prania e liderëve të vendeve të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive reflekton dëshirën e Kremlinit për të ripërvetësuar rrethinën e tij, d.m.th të kthehen në sferën e tij të ndikimit, ato vende që dikur gravitonin brenda orbitës së Moskës, dhe që sot duken gjithnjë e më të largëta prej saj: Armenia në krye, e cila për arsye që lidhen me konfliktin asnjëherë plotësisht të fjetur me Azerbajxhanin, ka filluar të shikojë drejt perëndimit. Në shtator 2022, në fakt, kryetarja e Dhomës së Shteteve të Bashkuara, Nensi Pelosi (Nancy Pelosi), bëri një udhëtim në Jerevan, në një lëvizje disi befasuese, e cila nënvizonte sesi marrëdhëniet midis vendit të vogël kaukazian dhe Rusisë ishin prishur pikërisht për shkak të konfliktit në Ukrainë. Me rastin e serisë së parë të përleshjeve të armatosura midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, që ndodhën rreth fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, Jerevani kishte kërkuar në mënyrë eksplicite ndërhyrjen e “CSTO”-s, por Moska e kishte refuzuar, madje edhe forcat interpozuese ruse u shfaqën të pafuqishme përballë sulmeve të Azerbajxhanit. Kjo ishte për shkak se Kremlini ishte fokusuar në përpjekjet e luftës në Ukrainë, e cila rezultoi shumë më e ashpër se sa pritej. Edhe vetë Kazakistani ka shfaqur, në të kaluarën e afërt, simptoma të një bezdie më të ashpër ndaj Moskës: duke përfituar nga çështjet energjetike të lidhura me konfliktin aktual të Ukrainës, korrikun e kaluar presidenti Tokayev njoftoi nevojën për të diversifikuar rrugët e naftës të vendit të tij, duke përcaktuar si prioritet Gazsjellësin Kaspian (Capsian Pipeline), ose duke shprehur vullnetin për të vazhduar dërgesat e gazit në Evropë, duke anashkaluar Rusinë. Z. Tokayev e lëshoi deklaratën një ditë pasi një gjykatë ruse urdhëroi pezullimin e terminalit në det të Konsorciumit të Gazsjellësit Kaspian për 30 ditë, që bllokoi aksesin e hidrokarbureve kazake në tregun botëror nëpërmjet Rusisë. DIÇKA QË NDODHI VETËM TRE HERË NË VITIN 2022. Kazakistani, i cili gjithashtu e kishte anashkaluar mundësinë, u kthye më vonë, për të braktisur vetë “CSTO”-n, duke gjeneruar më shumë se një humor të keq të Kremlinit, nga frika se duke ndjekur shembullin kazak, vendet e tjera të ish-rajonit të Azisë Qendrore, mund të bënin të njëjtën gjë. Për më tepër, pikërisht në atë zonë, veçanërisht delikate dhe të rëndësishme nga pikëpamja gjeopolitike, Kina po merr ngadalë, por në mënyrë të qëndrueshme, hapësirën e lënë bosh nga Rusia, përmes ndihmës ekonomike, dhe ndërtimit të infrastrukturave strategjike, edhe nëse, duhet thënë, është duke mos gëzuar kudo simpati me Taxhikistanin, i cili, tani i zhytur në borxhe të mëdha ndaj dragoit kinez ( 52% e borxhit të jashtëm të Dushanbe është në duart kineze) ka filluar të shqetësohet. Ne e kuptojmë më mirë, pra, pse Kremlini donte praninë e liderëve të “CSTO”, në paradën në Moskë, që është një moment shumë simbolik. Megjithatë, ne presim të shohim reagimin kinez, i cili, siç e pamë ka interesa të forta në disa nga të njëjtat vende, dhe që me shumë gjasa do të shihet në një periudhë afatmesme. Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comments