top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) SULMOI GAZETËN “NEW YORK TIMES” (KOHËRAT E JORKUT TË RI) DUKE E QUAJTUR ARMIKE TË POPULLIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read
ree

Uashington, Amerikë | Presidenti i ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump) sulmoi gazetën “New York Times” (Kohërat e Jorkut të Ri), duke e quajtur armike të popullit, pasi ajo botoi një artikull që vinte në dyshim nivelet e tij të energjisë gjatë fjalimeve në publik.


Ai e bëri deklaratën në një postim të gjatë të botuar më 26 nëntor, në platformën sociale virtuale “Truth”.


Presidenti Tramp (Trump) tha se kishte fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 me një fitore të thellë; se fitoi të shtatë shtetet e lëkundura, votën popullore dhe Kolegjin Zgjedhor, me një diferencë të gjerë në zonat e kongresit.


Ai gjithashtu tha se kishte arritje në politikën e brendshme dhe të jashtme, duke përfshirë zgjidhjen e tetë luftërave, 48 regjistrime të reja të tregut të aksioneve dhe një pamje të përmirësuar ekonomike kombëtare.


Në mesazhin e tij, Presidenti Tramp (Trump) akuzoi gazetën e sipërcituar dhe gazetaren Keiti Roxhërs (Katie Rogers) se kanë botuar sistematikisht përmbajtje negative rreth tij, duke e quajtur gazetën të dështuar (dështuese) dhe humbje letre.


Ai tha se kohët e fundit kishte kaluar një provim fizik perfekt dhe një test njohës të nivelit të lartë, duke hedhur poshtë kështu çdo aludim për mungesë energjie.


Ai e përfundoi mesazhin e tij duke theksuar shifrat e tij të larta në sondazhe dhe ia atribuoi raportet kritike kundër tij armiqësisë politike nga ana e shtypit progresiv.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page