top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NAMIBI | KANDIDATI I QUAJTUR ADOLF HITLER PO RIKANDIDON NË ZGJEDHJET VENDORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read
ree

Uind’hok (Windhoek), Namibi | Politikani namibian Adolf Hitler Uunona është gjithashtu midis kandidatëve që garojnë në zgjedhjet vendore të Namibisë që po mbahen sot.


Z. Uunona, me moshë 59 vjeç, po kandidon për subjektin politik “Swapo” në zonën zgjedhore veriore të Ompundjas, ku ai ishte zgjedhur tashmë në zgjedhjet e mëparshme të vitit 2020 me 85 përqind të votave.


Parashikimet e hershme sugjerojnë se ai është në rrugën e duhur për të mbajtur pozicionin e tij.


Pavarësisht emrit të tij, i cili, ka shkaktuar një gamë të gjerë komentesh në internet, z. Uunona është një figurë e respektuar vendore dhe një veprimtar kundër aparteidit me përvojë të gjerë në politikën rajonale.


Ai ka theksuar vazhdimisht se nuk ka lidhje me diktatorin nazist, emrin e të cilit e mban.


Duke folur për gazetën gjermane “Bild” në vitin 2020, z. Uunona pretendoi se nuk kishte asgjë të bënte me ideologjinë e ish-diktatorit nazist Adolf Hitler dhe shpjegoi se babai i tij ia zgjodhi emrin pa e kuptuar rëndësinë e tij historike.


Emrat gjermanë janë ende të zakonshëm në Namibi, një trashëgimi e periudhës së sundimit kolonial gjerman, i cili, zgjati nga viti 1884 deri në vitin 1915.


Ende ka qytete me emra gjermanë në vend dhe një komunitet të vogël gjermanofonësh.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page