LUFTË E RE NË HORIZONT | MINISTRI IZRAELIT I MBROJTJES IZRAEL KAC (KATZ): HEZBOLLAHU DUHET TË ÇARMATOSET BRENDA VITIT OSE DO TË NDËRHYJMË ME FORCË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 7 hours ago
- 1 min read

Jeruzalem, Izarel | “Ushtria izraelite do të ndërhyjë me forcë në Liban nëse Hezbollahu nuk çarmatoset deri në fund të vitit”.
Kështi i tha Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac (Katz), Komitetit të Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes të Parlamentit të Izraelit (Knesset) - siç citohet nga mediat izraelite dhe libaneze.
“Nuk besoj se Hezbollahu do të çarmatoset vullnetarisht deri në fund të vitit, siç është kërkuar nga Shtetet e Bashkuara.
Nuk e shoh këtë të ndodhë. Nëse nuk çarmatosen, nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të ndërhyjnë përsëri me forcë në Liban”, tha Ministri Kac (Katz).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments