top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ISH-UDHËHEQËSI I PARTISË POPULISTE “REFORM UK” DHE ISH-EURO-DEPUTETI NETHN (NATHAN) GILL U DËNUA ME 10 VJET + 6 MUAJ BURG PËR MARRJE RYSHFETI NGA SUBJEKTE TË LIDHUR ME PRESIDENTIN VLADIMIR PUTIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 hours ago
  • 3 min read

 Z. Nethn (Nathan) Gill
 Z. Nethn (Nathan) Gill

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Ish-udhëheqësi i partisë politike populiste të krahut të djathtë Reform UK në Uells, Nethn (Nathan) Gill, u burgos të premten pasi u deklarua fajtor për pranimin e ryshfetit nga figura të lidhura me Kremlinin.


Gjykata Qendrore Penale e dënoi z. Gill me 10 vjet e gjashtë muaj burg sipas Seksionit 2, të Aktit të Ryshfetit, të vitit 2010.


Ai u deklarua fajtor për këto tetë akuza në muajin shtator, pasi u deklarua i pafajshëm në seancën e tij paraprake dëgjimore më 14 mars.


Z. Gill shërbeu si anëtar i Parlamentit Evropian duke përfaqësuar Uellsin nga 1 korriku 2014 deri në tërheqjen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian më 31 janar 2020.


Gjatë anëtarësimit të tij, u zbulua se z. Gill pranoi ryshfete midis dhjetorit 2018 dhe korrikut 2019 në këmbim të përfshirjes së retorikës pro-ruse në deklaratat e tij para Europarlamentit, duke kryer kështu sjellje të pahijshme në kryerjen e detyrave të tij.


Subjekti që organizoi ryshfetet u identifikua si Oleg Voloshin (Voloshyn), një ish-deputet ukrainas pro-rus, i cili, ishte mik i Presidentit rus Vladimir Putin.


Z. Viktor Medvedçuk (Victor Medvedchuk), kryetari i partisë politike ukrainase pro-ruse Platforma e Opozitës - Për Jetën, u emërua si burimi i pagesave për z. Gill dhe iniciatori i skemës së ryshfetit.


Z. Gill u takua me z. Medvedçuk (Medvedchuk) duke u bashkuar me “Ukraina 112”, një tabelë lajmesh që ia prezantuan z. Voloshin (Voloshyn) dhe bashkëshortja e tij.


Më 13 shtator 2021, z. Gill u arrestua në aeroportin e Mançesterit; telefoni i tij iu nënshtrua analizës tekniko-ligjore, duke zbuluar korrespondencë të gjerë midis tij dhe këtyre dy figurave pro-ruse.


Një rast i organizimit të deklaratave pro-ruse u pa në pikën katër të akuzës penale të tij, në të cilën, thuhet se z. Gill ka rekrutuar eurodeputetët për Anglinë Jugperëndimore, Anglinë Veriperëndimore dhe Anglinë Verilindore, si dhe një eurodeputet gjerman për t'u intervistuar nga “Ukraine 112” duke përdorur një skenar të parapërgatitur nga z. Voloshin (Voloshyn).


Z. Gill dyshohet se iu premtuan 5 mijë dollarë (me sa duket 5000 euro) për orkestrimin e kësaj.


Akuza penale me numër shtatë pohoi se z. Voloshin (Voloshyn) i ofroi z. Gill 2000 euro për kritikimin e Presidentit Volodimir Zelenski dhe lavdërimin e z. Medvedçuk (Medvedchuk) në një intervistë televizive nën udhëzimin e z. Voloshin (Voloshyn).


Gjyqtarja Bobi Çimë-Grab (Bobbie Cheema-Grubb) deklaroi se z. Gill iu besua të ushtronte gjykim të pavarur dhe të mbështeste standardet më të larta të integritetit - vlera me rëndësi të madhe.


Kur thua atë që dikush të ka paguar për ta thënë, nuk po flet me sinqeritet. Nëse do të ishte mendimi yt i sinqertë, nuk do të kishe nevojë të paguheshe për ta thënë. Pavarësisht nëse i ke besuar apo jo ato që ke thënë me urdhër të Voloshinit (Voloshyn) dhe Medvedçukut (Medvedchuk), lejimi që paratë të korruptojnë busullën tënde morale përbën një tradhti të rëndë të besimit që të është dhënë nga elektorati”, tha gjyqtarja.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page