top of page
E BARDHË SHIRIT.png

QYTETARËT SLLOVENË HODHËN POSHTË ME REFERENDUM LIGJIN PËR VDEKJEN E NDIHMUAR (ASISTUAR) | 53 KUNDËR; 47 PRO.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 7 hours ago
  • 2 min read
ree

Lubjanë, Slloveni | Sllovenët votuan të dielën në një referendum kundër një ligji të ri që legalizon eutanazinë, pas presionit në rritje nga kritikët e ligjit.


Rreth 53 përqind e votuesve e hodhën poshtë ligjin, ndërsa 47 përqind votuan pro.


Ky rezultat do të thotë që parlamenti nuk mund të votojë përsëri për një projektligj që trajton të njëjtën çështje brenda 12 muajve të ardhshëm.


Sipas ligjit, pacientët me sëmundje terminale ose ata që përjetojnë dhimbje të forta mund të marrin ilaçe vdekjeprurëse pas një konsultimi dhe me lejen e dy mjekëve.


Ligji nuk zbatohet për njerëzit me sëmundje mendore.


Ligji parashikon mundësinë e vetëvrasjes së ndihmuar (asistuar) për pacientët me aftësi për të dhënë pëlqimin, që vuajnë nga një sëmundje e pashërueshme ose nga një dëmtim tjetër serioz dhe i përhershëm shëndetësor.


Kjo i referohet pacientëve vuajtja e të cilëve konsiderohet e padurueshme, pa trajtim efektiv dhe shpresë të arsyeshme për shërim ose përmirësim të shëndetit të tyre.


Opinioni publik mbi vdekjen e asistuar në Slloveni përqendrohet në respektimin e autonomisë individuale kundrejt shenjtërisë së jetës.


Parlamenti i Sllovenisë miratoi ligjin në muajin korrik, duke lejuar vdekjen e ndihmuar (asistuar) pas një referendumi të vitit 2024 në favor të tij.


Megjithatë, grupet civile dhe Kisha Katolike e hodhën poshtë ligjin, duke bërë thirrje për një referendum të dytë me mbështetjen e 46 mijë njerëzve.


Zëri për Fëmijët dhe Familjet, një parti politike sllovene e krahut të djathtë dhe OJQ që  organizoi fushatën kundër votimit, tha se ligji shkelte Nenin 17 të Kushtetutës së Sllovenisë, i cili, e shpall jetën njerëzore të paprekshme, dhe qeveria duhet të punojë për të ofruar kujdes paliativ më të mirë.


Nga ana tjetër, ata që mbështesin vdekjen e ndihmuar (asistuar) e shohin projektligjin si respektues të dinjitetit njerëzor dhe si të tillë që u lejon njerëzve të vendosin vetë për jetën e tyre.


Vendet evropiane vitet e fundit janë zhvendosur drejt legalizimit të vdekjes së ndihmuar (asistuar).


Në tetor 2024, Parlamenti Irlandez shprehu mbështetje për legjislacionin për vdekjen e ndihmuar (asistuar).


Në mënyrë të ngjashme, në maj 2025, Asambleja Kombëtare e Francës votoi në favor të miratimit të një projektligji që u siguron të drejtës për vdekje të ndihmuar (asistuar) pacientëve me sëmundje të avancuar terminale.


Në qershor 2025, Dhoma e Komunave e Mbretërisë së Bashkuar miratoi me një diferencë të ngushtë një projektligj për vdekjen e ndihmuar (asistuar), i cili, do të lejonte vetëvrasjen e ndihmuar (asistuar) për të rriturit në gjendje terminale që kanë më pak se gjashtë muaj jetë, me miratimin e dy mjekëve, mbikëqyrjen gjyqësore dhe vetëadministrimin e ilaçit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page