PROKURORI I PËRGJITHSHËM I MBRETËRISË SË SPANJËS ALVARO GARSIA (ÁLVARO GARCÍA) ORTIZ U DËNUA ME VENDIM PENAL PËR RRJEDHJE INFORMACIONI | DHA DORËHEQJE NGA FUNSKIONI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 7 hours ago
- 2 min read

Madrid, Mbretëria e Spanjës | Prokurori i Përgjithshëm i Spanjës, Alvaro Garsia (Álvaro García) Ortiz, dha dorëheqjen të hënën, pasi Gjykata Supreme e vendit e shpalli fajtor për zbulim të paligjshëm të informacionit konfidencial.
Gjykata e Lartë nxori vendimin javën e kaluar me një vendim 5-2.
Gjykata ia ndaloi z. Ortiz të mbante postin e tij për dy vjet, vendosi një gjobë prej 7300 eurosh dhe e urdhëroi të paguante 10000 euro dëmshpërblim civil.
Çështja u përqendrua në zbulimin nga z. Ortiz të një shkëmbimi emailesh në mujain shkurt të vitit 2024 midis prokurorëve dhe avokatit të z. Alberto Gonzalez Amador, një biznesmen nën hetim penal paraprak për mashtrim tatimor.
Z. Amador është gjithashtu partneri i presidentes rajonale të Madridit, Isabel Diaz Aiuso (Díaz Ayuso), e cila, është një nga udhëheqëset kryesore të opozitës në Spanjë.
Emaili thuhet se përmbante propozimin e avokatit për zgjidhje me prokurorët dhe pranimin se z. Amador kishte kryer krimet tatimore.
Besohet se z. Ortiz ua ka zbuluar emailin gazetarëve më 13 mars 2024, vetëm disa orë pasi gazeta spanjolle “El Mundo” botoi një raport që dyshohet se përmbante një rrëfimtari (narrative) të rreme duke e identifikuar kryeprokurorin si atë që i ofronte një marrëveshje pranimi të fajësisë z. Amador.
Raporti është tërhequr që atëherë.
Në gjyq, Kryeprokurorja e Madridit, Almudena Lastra, identifikoi z. Ortiz si burimin e rrjedhjes së informacionit.
Gjatë dëshmisë, z. Ortiz pranoi se u përpoq të kundërshtonte rrëfimtarinë mbizotëruese, duke deklaruar se:
1- “E vërteta nuk rrjedh, e vërteta mbrohet”.
Kjo shënoi herën e parë që një kryeprokuror përballej me dënim penal në historinë demokratike të Mbretërisë së Spanjës.
Gjykata Supreme ende nuk e ka zbardhur vendimin e saj të plotë me shkrim për vendimin.
Proceduralisht, z. Ortiz mund të paraqesë një incident pavlefshmërie para Gjykatës Supreme sipas Nenit 241 të Ley Orgánica del Poder Judicial.
Kjo procedurë rrallë ka sukses, por është thelbësore për t'iu drejtuar më pas Gjykatës Kushtetuese sipas Nenit 44 të Ley Orgánica del Tribunal Constitutional.
Përtej Gjykatës Kushtetuese, z. Ortiz mund të apelojë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Dënimi penal intensifikon tensionet politike midis qeverisë së koalicionit të majtë të kryeministrit Pedro Sançez (Sánchez) dhe opozitës konservatore, duke ngritur pyetje në lidhje me ndarjen e pushteteve dhe pavarësinë e prokurorisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments