ENTI MEDIATIK “POLITICO”: BASHKIMI EVROPIAN PO PUNON PËR NJË ZGJIDHJE URËLIDHËSE ME PLAN “B” PËR TË SHMANGUR LËNIEN E KIEVIT PA FONDE FINACIARE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 15 hours ago
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Vendet evropiane po punojnë për një zgjidhje emergjente për të siguruar që Ukraina të mos mbetet pa fonde për vitin e ardhshëm”.
Enti mediatik “Politico” e shkroi këtë në faqen e tij të internetit, duke konfirmuar atë që Komisioneri i Ekonomisë i Bashkimit Evropian Valdis Dombrovskis, kishte parashikuar në fillim të muajit nëntor.
“27 vendet po punojnë mbi një plan B emergjence në rast se nuk arrijnë një marrëveshje mbi sekuestrimin e aseteve të ngrira të Rusisë për të financuar përpjekjet e luftës së Kievit”, shkruan enti mediatik “Politico”, duke cituar disa zyrtarë evropianë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments