top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NGA 1 JANAR 2024 TË GJITHË PERSONAT FIZIKË TREGTAR APO TË VETËPUNËSUARIT E PROFESIONEVE TË LIRA NUK DO TË TRAJTOHEN MË SI BIZNES I VOGËL ME 0% TATIM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 22, 2023
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Duke filluar nga muaji 1 janar i vitit 2024 të gjithë personat fizikë tregtar apo të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohen më si biznes i vogël me 0% tatim. Ata që sigurojnë të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë do të tatohen me 15%. Ata me mbi 14 milionë lekë do të paguajnë 23% tatim.Lista për profesionet e lira e miratuar pak ditë më parë me vendimin e Këshillit të Ministrave, është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë menjëherë në fuqi. Ajo është e ndarë në 26 lloje aktivitetesh, të ndara në 169 profesione. Në këtë listë futet: 1- Fotografi. 2- Videografi. 3- Prodhues të programeve. 4- Regjistrues të audiove për muzikë. 5- Aktivitete të IT. 6- Siguruesit. 7- Financier. 8- Ndërmjetësues financiar. 9- Prodhues filmash. 10- Verësuesit e pasurive të paluajtshme. 11- Juristë. 12- Avokatë. 13- Kontabiliste. 14- Arkitekt. 15- Agjencitë që merren me sondazhe, me reklama, me shërbimet veterinere, me shërbimet e dhënies me qira të makinave, me shërbimet e dhënies me qira të sendeve të tjera, me shërbimet e punësimit, me shërbimet e udhëtimit, me shërbimet e sigurimit të burimeve njerëzore për operatorë turistikë, për  administrim zyrash, për call center, për organizator eventesh, për organizator konferencash. 16- Arsimtarë. 17- Mjekë. 18- Dentistë. 19- Mjek të specializuar. 20- Qendra të kujdesit shëndetësor për të moshuarit. 21- Qendrat e kujdesit për të prapambetur mendor. 22- Iinfermierët. 23- Aktivitetet sportive, krijuese, shplodhese, aktivitetet e argëtimit. Këta persona deri tani, pa hyrë ligji në fuqi, rezultojnë të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, si person fizik, dhe paguajnë vetëm kontributet e sigurimeve shoqërore. Në komisionet parlamentare gjatë diskutimit të buxhetit 2024, Ministri i Financave Ervin Mete, tha se pjesë e taksimit do të bëhen rreth 29 mijë profesionistë të lirë, dhe efekti pozitiv në buxhetin e shtetit për vitin që vjen përllogaritet 30 milion €. Futja në sistemin e taksimit e kësaj kategorie sipas Ministrisë së Financave është bërë për shkak se shumë profesionistë të lirë, ofronin shërbimin e tyre për kompani të ndryshme ndërkohë që nuk paguanin tatim për shkak se janë të regjistruar si persona fizik. Ndërsa për ekspertët tatimi në mënyrë progresive i profesioneve të lira, krijon premisa për korrupsion, shkaktohen diferencime, dhe diskriminim midis biznesit, që deri në 14 milionë lekë nuk paguan tatim kundrejt një profesionisti. Në ligjin për tatimin mbi të ardhurat që u miratua nga Kuvendi i Republikës në muajin mars të vitit 2023, për herë të parë bëhen pjesë të skemës të re të taksimit edhe personat që përdorin platformat elektronike si Tik-Tok, Instagram, You Tube, Google dhe që marrin fitime prej tyre.Ata do të tatohen 15%. E njëjta taksë, 15%, është edhe për personat që japin banesa me shërbimin Airbnb dhe Booking. Pra thënë më thjesht, një qytetar që ka nxjerrë në booking, marrim shembull, një dhomë pushimi, në fund të vitit, do paguajë taksë 15% mbi fitimin vjetor.

Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page