MOKËR: ARIU I MURRMË RA NË ÇARK | U ÇLIRUA NGA SPECIALISTËT E ARZM KORÇË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 27, 2023
- 1 min read
Mokër, Pogradec, Shqipëri | Një ari i murrmë që jeton në pyjet e Mokrës, në zonën e Pogradecit, u kap në një çark, i cili, ishte i ngritur nga individë që shkelin ligjet.
Kjo pasi gjuetia ndaj arinjve të murrmë ështe e paligjshme, dhe sepse arinjtë e murrmë mbrohen nga shteti.
Ariu është parë nga banorë të zonës, të cilët, e kanë filmuar dhe kanë dërguar videon pranë ADZM.
Specialistët e saj shkuan në vendin e ngjarjes dhe e liruan ariun nga çarku.
Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura (ARZM), Korçë, bën apel për mbrojten e ariut të murrmë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments