MERI KACERI ME MOSHË 25 VJEÇE MBETI E PLAGOSUR ME ARMË ZJARRI NË VENDIN E PUNËS SI KAMARIERE | FAMILJA KËRKON NDIHMË FINANCIARE NË GOFOUNDME PËR PËRBALLIMIN E SHPENZIMEVE QË LIDHEN ME KURIMIN E SAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 11
- 1 min read

Shkodër, Shqipëri | Familja e znj/znjsh. Meri Kaceri, me moshë 25 vjeçe, kërkon ndihmë financiare në GoFoundMe për përballimin e shpenzimeve që lidhen me kurimin e saj.
Ajo gjendet e shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak se mbeti e plagosur nga të shtënat me armë zjarri në vendin e punës si kamariere.
Njoftim | Kush e njeh motrën dhe vajzën tonë, e di se ajo është vajza që nuk dorëzohet kurrë: punon pa u lodhur, edhe kur trupi nuk e mban më, ajo gjithmonë gjen forcë të qëndrojë në këmbë për të ndihmuar familjen.
Situata është shumë delikate dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme mjekësore, operacione dhe trajtime që shoqërohen me shpenzime të konsiderueshme, ndaj, me vështirësi të madhe, por me dorën në zemër, ju drejtohemi juve, miqve, të njohurve dhe çdo zemre të mirë që mund të japë një dorë, thuhet në njoftimin e Familjes së saj.
Në lidhje me ngjarjen kriminale në fjalë, Agjencia Telegrafike Vox (Voks) botoi artikullin që gjendet duke trokitur (klikuar) këtu. 👇👇👇
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments