SHKODËR | U ARRESTUAN ELEZ ÇULAJ; MUHO CULAJ; FATMIR SENAJ; DRITA SENAJ; REZARTA JACAJ; KUJTIM LAÇAJ; ELFAJED HALAJ; AGRON LAÇAJ; ADRIAN ÇEKAJ; GJELIN ÇEKAJ; MIRANDA ÇEKAJ; PJETËR ÇEKAJ; ÇUN HALAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 7
- 2 min read

Fshatërat Alijaj dhe Jeran, Malësi e Madhe, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Elez Çulaj, me moshë 77 vjeç.
2- Z. Muho Culaj, me moshë 72 vjeç.
3- Z. Fatmir Senaj, me moshë 57 vjeç.
4- Znj. Drita Senaj, me moshë 53 vjeçe.
5- Znj. Rezarta Jacaj, me moshë 36 vjeçe.
6- Z. Kujtim Laçaj, me moshë 60 vjeç.
7- Z. Elfajed Halaj, me moshë 26 vjeç.
8- Z. Agron Laçaj, me moshë 50 vjeç.
9- Z. Adrian Çekaj, me moshë 22 vjeç.
10- Z. Gjelin Çekaj, me moshë 48 vjeç.
11- Znj. Miranda Çekaj, me moshë 25 vjeçe.
12- Z. Pjetër Çekaj, me moshë 66 vjeç.
13- Z. Çun Halaj, me moshë 70 vjeç.
Njoftim | Në vijim të kontrolleve intensive dhe veprimeve hetimore dhe operacionale, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, arrestuan në flagrancë shtetasit E. Ç., 77 vjeç; M. C., 72 vjeç; F. S., 57 vjeç; D. S., 53 vjeçe; R. J., 36 vjeçe; K. L., 60 vjeç; E. H., 26 vjeç; A. L., 50 vjeç, A. Ç., 22 vjeç; Gj. Ç., 48 vjeç; M. Ç., 25 vjeçe, P. Ç., 66 vjeç; Ç. H., 70 vjeç dhe një 17- vjeçar.
U shpallën në kërkim shtetasit A. Ç., 54 vjeç; G. U(C)., 38 vjeç; D. Ç., 33 vjeç; Sh. Ç., 49 vjeç; Gj. Ç., 50 vjeç; E. H., 33 vjeç; M. H., 37 vjeç; E. H., 40 vjeç; M. H., 46 vjeç; A. H., 35 vjeç.
Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetaset L. N., 53 vjeçe dhe N. N., 25 vjeçe.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar 12 597 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa, në fshatrat Alijaj dhe Jeran, pranë banesave të tyre.
Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa gjatë kontrolleve në banesa u gjetën edhe sasi të konsiderueshme lënde narkotike në faza të ndryshme përpunimi.
Nga kontrollet në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1000 fara kanabis dhe 4685 kilogramë lëndë narkotike, në formë boceje dhe një sasi në proces tharjeje.
Vijon puna intensive përkapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)






































Comments