ME FUSTAN NUSËRIE AJO PRET TË FEJUARIN NË SHESHIN E PENGJEVE (PIAZZA DEGLI OSTAGGI).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 22, 2024
- 1 min read
Tel Aviv, Izrael | Ajo veshi një fustan nusërie dhe u shfaq sot në Tel Aviv në atë që tani njihet si “Sheshi i pengjeve”.
E reja Ziv Abud, e përballur me habinë e kalimtarëve, shpjegoi se preferonte një fustan të verdhë, në vend të atij të bardhë tradicional, për të shprehur solidaritetin e saj me mbi 130 izraelitë të mbajtur ende peng në Gaza nga Hamasi.
Mes tyre, ka shpjeguar ajo, është edhe i dashuri i saj, Elia Kohen (Eliya Cohen).
“Ne po planifikonim të martoheshim, por kemi qenë të ndarë për 168 ditë”, shtoi ajo.
Në fustan Zivi ka vendosur disa zinxhirë, një zemër të thyer dhe gjithashtu imazhe të disa pengjeve.
Lëvizja e tij, e cila u theksua në mediat lokale, erdhi pasi një delegacion i nivelit të lartë izraelit u nis për në Doha për të nxitur negociatat indirekte me Hamasin për shkëmbimin e të burgosurve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































