MBRETËRIA E BASHKUAR | ARMANDO BELA DHE ARBAN KANANAJ (I NJOHUR SI ARBEN BERISHA) U ARRESTUAN PËR LLOGARI TË AUTORITETEVE FRANCEZE TË DREJTËSISË PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Londër, Mbretëria e Bashkuar | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Armando Bela, me moshë 29 vjeç, nga Lezha.
2- Z. Arban Kananaj (i njohur edhe si Arben Berisha), me moshë 50 vjeç.
Ata konsiderohen subjekte të përfshirë në akte kriminale në territorin e Republikës së Francës, të lidhura me raste të shumta vjedhjesh në prona private.
Ndaj tyre filluan procedurat penale me qëllim ekstradimin e tyre drejt autoriteteve franceze të drejtësisë penale.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments