MBRETËRIA E BASHKUAR | SHEFI I POLICISË SË LONDRËS MARK ROULEI (ROWLEY) PREMTON MË SHUMË NDRYSHIME PAS NJË RAPORTI TJETËR DËNUES MBI RACIZMIN NË RADHËT E POLICISË METROPOLITANE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 2 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Shefi i policisë së Londrës, Mark Roulei (Rowley), tha se forca e tij duhet të pësojë ndryshime kulturore, pasi një tjetër raport thellësisht kritik i publikuar të premten përmendi racizmin sistemik në mënyrën se si ajo merret me anëtarët me ngjyrë të publikut dhe stafin e saj.
Në raportin e saj të titulluar “30 Modele Dëmi”, ekspertja e burimeve njerëzore Shërin Deniëlls (Shereen Daniels) tha se sistemet, udhëheqësia dhe kultura e Policisë Metropolitane shkaktuan dëm racor, ndërkohë që mbronin vetë organizatën nga reforma kuptimplote.
“Racizmi sistemik nuk është çështje perceptimi. Për gati 50 vjet, rishikimet e Policisë Metropolitane kanë dokumentuar dëmin e përjetuar nga londinezët, oficerët dhe stafi me ngjyrë”, tha znj. Deiëlls (Daniels), e cila, u ngarkua nga Metropolitania për të shkruar rishikimin e saj të pavarur.
“Anti-zezakësia është treguesi më i qartë i mosfunksionimit organizativ. Të njëjtat sisteme që mbështesin dëmin racor kundër njerëzve me ngjyrë mundësojnë edhe forma të tjera të dëmit.
Përballja me këtë nuk është një akt përjashtimi, por një themel i domosdoshëm për siguri, drejtësi dhe drejtësi për të gjithë”, tha ajo.
Raporti i saj përmendi, për shembull, paragjykimet ndaj atyre me ngjyrë më të errët të lëkurës ose thekse të caktuara.
Që nga fillimi i viteve 1980, një sërë raportesh dhe rishikimesh kanë nxjerrë në pah probleme të mëdha me çështjet e racës brenda Policisë Metropolitane, me një rishikim të pavarur, në vitin 2023 duke arritur në përfundimin se ishte institucionalisht raciste, mizogjiniste dhe homofobe.
Që kur u bë Komisioner i Policisë në vitin 2022, z. Roulei (Rowley) ka premtuar të heqë qafe forcën e oficerëve të korruptuar dhe të papranueshëm pas një sërë skandalesh, përfshirë dënimin e disa prej tyre për vrasje dhe përdhunim.
Muajin e kaluar, pesë oficerë u pushuan nga puna pasi një program dokumentar i BBC-së filmoi fshehurazi oficerët duke shfaqur qëndrime raciste ose mizogjine.
“Raporti i Dr. Deniëlls (Daniels) është i fuqishëm. Ai thekson se nevojiten ndryshime të mëtejshme sistemike, strukturore dhe kulturore... Ky ndryshim kulturor do të kërkojë përpjekje dhe inovacion të pandërprerë”, tha z. Roulei (Rowley) në një deklaratë.
“Kur bëhet fjalë për çdo diskriminim individual, përfshirë racizmin, angazhimi ynë është i qartë; ne po vazhdojmë të ofrojmë spastrimin më të madh të korrupsionit në historinë e policisë britanike për të larguar ata që nuk i përkasin vendit”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments