top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | AVOKATI I POPULLIT DENONCOI ME ANË TË NJË RAPORTI SE KRYETARI I ARRESTUAR I BASHKISË SË TIRANËS ERION VELIAJ U POSHTËRUA QËLLIMISHT GJATË KRYERJES SË NJË VIZITE MJEKËSORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Raporti i Avokatit të Popullit ka konstatuar shkelje të së drejtës për trajtim mjekësor me dinjitet dhe privatësi në rastin e Kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.


Shkeljet janë kryer gjatë një ekzaminimi mjekësor (klizmë/kolonoskopi) i kryer në një klinikë private në Durrës; gjatë kryerjes së të cilit, punonjës të Policisë së Burgjeve ishin të pranishëm.


Sipas raportit, gjatë një inspektimi në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës, më 31 korrik 2025, z. Veliaj ka paraqitur ankesë për cenim të dinjitetit dhe privatësisë.


Hetimi administrativ verifikoi se ai ishte shoqëruar në klinikë më 17 korrik 2025 dhe se të paktën një punonjës policie ka qëndruar në dhomë gjatë procedurës mjekësore, prani që administrata penitenciare e ka justifikuar me arsye sigurie.


Raporti thekson se mjeku kishte kërkuar largimin e punonjësve të policisë nga dhoma gjatë ekzaminimit, por kjo kërkesë iu hodh poshtë.


Si kompromis, u vendos që punonjësit e Policisë së Burgjeve të qëndronin në dhomë me shpinë të kthyer nga pacienti.


Megjithatë, Avokati i Popullit konstatoi se ambienti ishte i hapur dhe i pandarë, duke e bërë të pamundur shmangien e shikimit apo dëgjimit nga personat e sigurisë.


Për rrjedhojë, raporti vlerëson se privatësia dhe konfidencialiteti mjekësor nuk janë garantuar realisht, pavarësisht justifikimeve të dhëna për praninë e policisë.


Sipas Avokatit të Popullit, z. Veliajt iu shkel e drejta për trajtim në privatësi pasi në dhomën ku po merrte mjekim ishin prezentë edhe punonjësit e Policisë së Burgjeve.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page