top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E BASHKUAR | MBRETI KARL (CHARLES) III BËRI THIRRJE PËR PAJTIM NË FJALIMIN E TIJ TË KRISHTLINDJEVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 1 min read
ree

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Mbreti Karl (Charles) III bëri thirrje për pajtim në fjalimin e tij të Krishtlindjeve, duke thënë se njerëzit duhet të gjejnë forcë në diversitetin e komuniteteve të tyre për të siguruar që e mira të mposhtë të keqen”.


Kështu raporton enti mediatik britanik “The Guardian” (Rojtari).


Monarku përmendi frymën e brezit të Luftës së Dytë Botërore, i cili, u bashkua për t'u përballur me sfidën që kishte përpara, duke demonstruar cilësi që, tha ai, formësuan si Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe Komonuelthin.


Fundi i Luftës së Dytë Botërore tani mbahet mend nga gjithnjë e më pak prej nesh, me kalimin e viteve.


Por guximi dhe sakrifica e burrave dhe grave tona ushtarake, dhe mënyra se si komunitetet janë bashkuar përballë një sfide kaq të madhe, mbartin një mesazh të përjetshëm për të gjithë ne.


Ndërsa dëgjojmë për përçarje, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, këto janë vlerat që nuk duhet t’i humbasim kurrë nga sytë”, tha Mbreti Karl (Charles) III.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page