MBRETËRIA E BASHKUAR | ISH-POLITIKANI KONSERVATOR FILIP JANG (PHILIP YOUNG) DOLI NË GJYQ PËR 56 VEPRA PENALE SEKSUALE KUNDËR ISH-BASHKËSHORTES TË KRYERA NË BASHKËPUNIM ME 5 VETA TË TJERË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Një burrë 49-vjeçar është paraqitur në Gjykatën e Magjistraturës në Suindon (Swindon) në Anglinë jugperëndimore, i akuzuar për drogim dhe përdhunim të ish-gruas së tij 48-vjeçare gjatë një periudhe 13-vjeçare.
Z. Filip Jang (Philip Young), një ish-banor i Suindonit (Swindon) dhe ish-politikan vendor konservator, përballet me 56 akuza penale, duke përfshirë akuza të shumta për përdhunim, administrim substancash për të lehtësuar aktivitetin seksual, voieurizëm dhe posedim të imazheve pornografike me fëmijë dhe materialeve me përmbajtje seksuale eksplicite.
Në gjykatë, ai thjesht konfirmoi emrin dhe adresën e tij, pa u deklaruar fajtor ose i pafajshëm, dhe u la në paraburgim deri në seancën e ardhshme në Gjykatën e Kurorës më 23 janar.
Pesë burra të tjerë, të moshës midis 31 dhe 61 vjeç, janë akuzuar gjithashtu për vepra penale seksuale kundër të njëjtës grua, të cilat, ndodhën midis viteve 2010 dhe 2023.
Të pandehurit e tjerë janë të lirë me kusht dhe do të paraqiten në të njëjtën gjykatë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments