top of page
E BARDHË SHIRIT.png

UDHËHEQËSI I OPOZITËS RUSE ME BINDJE KOMUNISTE SERGEI UDALTSOV U DËNUA ME GJASHTË VJET BURG I AKUZUAR SE MBËSHTETI TERRORIZMIN ME NJË ARTIKULL TË BOTUAR NË INTERNET.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read
ree

Moskë, Federata Ruse | Një gjykatë ruse dënoi sot një kundërshtar të shquar të Presidentit Vladimir Putin për justifikimin e terrorizmit, me gjashtë vjet burg”.


Kështu raportoi enti mediatik britanik “The Guardian” (Rojtari).


Z. Sergei Udaltsov, udhëheqës i lëvizjes së Frontit të Majtë dhe një i lidhur me Partinë Komuniste, u arrestua vitin e kaluar.


Sipas faqes së pavarur ruse të lajmeve “Mediazona”, akuzat penale kundër tij rrjedhin nga një artikull që z. Udaltsov botoi në internet në mbështetje të një grupi tjetër aktivistësh rusë të akuzuar për formimin e një organizate terroriste.


Këta aktivistë u dënuan më parë këtë muaj dhe morën dënime me burgim nga 16 deri në 22 vjet.


Z. Udaltsov i mohoi akuzat penale kundër tij, duke i quajtur ato të sajuara dhe e quajti dënimin të turpshëm.


Ai gjithashtu njoftoi se do të fillonte një grevë urie.


Sipas vendimit të gjykatës, aktivisti do të vuajë dënimin e tij në një koloni penale të sigurisë maksimale.


Z. Udaltsov ishte një figurë e shquar e opozitës gjatë protestave masive të viteve 2011-12 në Rusi, të nxitura nga raportet për mashtrime të përhapura zgjedhore.


Në muajin shkurt të vitit 2012, ai mori pjesë në një takim që Presidenti i atëhershëm Dmitri (Dmitry) Medvedev zhvilloi me disa figura të opozitës politike.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page