top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUSH ËSHTË KRYEMINISTRI I AUSTRALISË ALBANESE (ME ORIGJINË ARBËRESHE)?

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 29, 2023
  • 6 min read

ree

Sidnei, Australi | Z. Entëni Ëllbeniz (Anthony Albanese) është kryeministri i 31-të i Australisë, që nga viti 2022. Udhëheqësi i Partisë Laburiste, ai drejton një vend tani në qendër të ekuilibrit Indo-Paqësor. Kanberra (Canberra), në fakt, është një partner solid i bllokut perëndimor, i Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar në fillim, deri në atë pikë sa ka përcaktuar një pakt shumë delikat trepalësh sigurie me Uashingtonin dhe Londrën. Ne po flasim për Aukus, një marrëveshje përmes së cilës qeveritë e SHBA-së dhe Britanisë do të ndihmojnë Australinë, nga tani, deri në vitet e ardhshme, për të zhvilluar dhe vendosur nëndetëse me energji bërthamore, duke përforcuar kështu praninë ushtarake perëndimore në rajonin e Paqësorit, për të frenuar ekspansionizmin kinez. Prandaj, pak a shumë drejtpërdrejt, Australia e drejtuar prej tij, do të luajë një rol themelor në mbështetjen e SHBA-së në ballafaqimin e tyre me Pekinin. FËMIJËRIA E VËSHTIRË DHE ORIGJINA (AJO KOMBËTARE SHQIPTARE). Z. Entëni Ëllbeniz (Anthony Albanese) ka lindur më 2 mars 1963 në Sydnei, Nju Sauth Uells (New South Wales), Australi. Fëmija i vetëm i një nëne beqare irlandezo-australiane, dhe një babai me origjinë nga Barletta e Pulias, lideri i ardhshëm i laburistëve u rrit në banesat sociale të Këshillit, në Kempërdaun (Camperdown), një periferi në mes-perëndim të Sidneit. Prindërit e tij u takuan në vitin 1962, në një udhëtim në bordin e Tss Fairsky, nga Sydnei në Sauthemptën (Southampton), por më pas rrugët e tyre u ndanë. Deri në moshën 14 vjeçare, atij i kishin thënë se babai i tij kishte vdekur në një aksident automobilistik. Më vonë ai e ka gjetur babain vetëm në vitin 2009, (në moshën 46-vjeçare), duke e vizituar disa herë në Itali, deri në vdekjen e këtij të fundit, në vitin 2014. Në çdo rast, fëmijëria e tij ishte veçanërisht e ndërlikuar. Në vitin 1971, nëna u martua me një burrë, me z. Xheims Uilliamsën (James Wiliamson), i cili, ishte alkoolist dhe i dhunshëm; martesa mes tyre zgjati vetëm 10 javë. E ëma punonte me kohë të pjesshme si pastruese, ndërsa vuante nga artriti reumatoid kronik. Familja e tij mbijetoi në fakt falë pensionit të invaliditetit, dhe pensionit të pleqërisë së gjyshes. SFONDI I PUNËS. Nga nëna e tij, ai trashëgoi tre besime: katolicizmin, ekipin e regbit të South Sydney Rabbitohs, dhe Partinë e Punës Australiane. Mjafton të thuhet se në moshën 12-vjeçare, lideri i ardhshëm laburist, mori pjesë në aksionin e tij të parë politik, duke iu bashkuar banorëve të tjerë të banesave sociale, në bllokimin me sukses të një përpjekjeje të pushtetit vendor, për të shitur shtëpitë e tyre. Në vitin 1979, ende adoleshent, ai u bashkua zyrtarisht me Partinë e Punës Australiane. Në arsim, ai ndoqi shkollën fillore të Shën Jozefit, në Kempërdaun ( Camperdown), dhe Kolegjin e Katedrales së Shën Marisë. Më pas ai punoi për disa vjet në Këmounuellth Benk (Commonwealth Bank) përpara se të studionte ekonominë në Universitetin e Sidneit, duke përfituar nga politika e universitetit falas të prezantuar nga kryeministri i atëhershëm laburist Gaf Uitlem (Gough Whitlam). Në atë moment, ai u përfshi në politikën studentore, dhe u zgjodh në Këshillin Përfaqësues Studentor. Rruga ishte e asfaltuar. Në vitin 1984, pasi u diplomua për ekonomi, ai punoi për rreth pesë vjet si studiues për z. Tam Ueren (Tom Uren), një politikan laburist, që do të bëhej mentori i tij, dhe që në atë kohë ishte Ministër për Qeverisjen Vendore, dhe Shërbimet Administrative, më pas Zëvendës Drejtues i Partia së Punës. Gjatë kësaj periudhe ai mblodhi postet e tij të para politike: president i Punëtorëve të Rinj në Uellsin e Ri Jugor (1985-1987); ndihmës sekretari i përgjithshëm i Partisë së Punës të Shtetit (1989-95); këshilltar i lartë politik i kryeministrit të Uellsit të Ri Jugor Bab Ker (Bob Carr) (1995-1996). HYRJA NË POLITIKË. Në vitin 1996, ai u zgjodh në dhomën federale të Dhomës së Përfaqësuesve për Greindlerin (Grayndler), zona ku ai ishte rritur. Ai do të rizgjohej nëntë herë në vitet në vijim: 1998, 2001, 2004, 2007, 2010, 2013, 2016, 2019 dhe 2022. Për sa më përket mua, do të jem i kënaqur nëse mund të kujtohem si dikush që do të mbrojë interesat e elektoratit tim, për klasën punëtore, për lëvizjen punëtore, dhe për përparimin tonë progresiv si komb, në shekullin e ardhshëm”, deklaroi ai në fjalimin e tij të parë në sallë. Militantizmi i të rinjve në të majtën ekstreme laburiste i ofroi atij një sfond kulturor me tema të mirëpërcaktuara. Duke u ngjitur në radhët e partisë, lideri i ardhshëm ishte ndër të parët që mbrojti të drejtat LGBTQ, martesat e të njëjtit seks, dhe kauzat mjedisore. Ai ishte ministër kabineti nën qeveritë e z. Kevin Rad (Kevin Rudd) dhe të znj. Xhulia Gillërd (Julia Gillard), dhe u emërua zëvendëskryeministër i z. Rad (Rudd) në vitin 2013. Megjithatë, mandati i tij në bankat Laburiste filloi si ministër në hije, për plakjen dhe të moshuarit (2001-2002), dhe vazhdoi me një sërë emërimesh të tjera në hije, deri në vitin 2007, kur partia e tij rifitoi pushtetin. Më pas ai shërbeu si ministër i Infrastrukturës, Transportit, Zhvillimit Rajonal dhe Pushtetit Lokal (2007-2010) në qeverinë e parë të z. Rad (Rudd), dhe si Kryetar i Dhomës (2008-2013). Ai shërbeu gjithashtu si ministër për Infrastrukturën dhe Transportin (2010-2013), dhe ministër për Zhvillimin Rajonal dhe Qeverisjen Lokale (2013) për qeverinë e znj. Xhulia Gillërd (Julia Gillard), dhe si zëvendëskryeministër (2013), ministër për Transmetimin e Bandave, Komunikimet dhe Ekonomia Dixhitale (2013) dhe zëvendës kreu i Partisë (2013) kur z. Rad (Rudd) u kthye si Kryeministër. Pas humbjes së pushtetit të laburistëve në zgjedhjet federale të shtatorit 2013, ai mori një grup të ri portofolesh ministrore në hije, ndërsa vazhdoi të konsolidonte pushtetin e tij. UDHËHEQJA E PARTISË LABURISTE AUSTRALIANE DHE KRYEMINISTRI I AUSTRALISË. Z. Bill Shorten njoftoi dorëheqjen e tij si udhëheqës i Partisë Laburiste në maj 2019, pas humbjes së papritur të Laburistëve në zgjedhjet e atij viti. Nga ana e tij, ai është paraqitur duke propozuar kandidaturën e tij për të marrë drejtimin e partisë. Pa dalë asnjë kandidat tjetër, pas tërheqjes së z. Kris Bëuen (Chris Bowen), ai mori udhëheqjen e pakundërshtueshme të Partisë së Punës. I ngarkuar me ringjalljen e laburistëve pas humbjes së tyre dërrmuese ndaj konservatorëve të z. Skat Marrisën (Scott Morrison), përpjekjet e tij për t'u dalluar si lider i opozitës, u ndërlikuan në vitin 2020, me ardhjen e pandemisë Covid-19. Në janar 2021, ai u përfshi në një përplasje mes dy makinash, aksident i ndodhur në Sydnei, duke pësuar lëndime të rënda. Pas incidentit, “Albo”, siç quhej ndërkohë, filloi të përgatitej për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, të cilat do t'i fitonte, duke u bërë kryeministër i Australisë. Ditari i tij? Ai ka përcaktuar një politikë klimatike shumë të saktë, duke vendosur një objektiv për të reduktuar emetimet e karbonit me 43%, deri në vitin 2030, dhe duke premtuar rritjen e peshës së energjisë së rinovueshme, në tregun kombëtar të energjisë elektrike, në 82%. Ai u zotua gjithashtu të rrisë pagën minimale, dhe të sigurojë më shumë mbështetje nga qeveria, për kujdesin shëndetësor, fëmijët dhe shtëpitë e pleqve. KINA, AUKUS DHE OQEANI PAQËSOR. Në politikën e jashtme, tre dosjet më të nxehta të tij kanë të bëjnë me marrëdhëniet midis Australisë dhe Kinës, menaxhimin e paktit Aukus, dhe pozicionin e Kanberrës në tabelën e shahut të Paqësorit. Kryeministri bëri udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar në maj të vitit 2022, në Tokio, për të marrë pjesë në një takim me Presidentin e SHBA Xho Baiden (Joe Biden), kryeministrin indian Narendra Modi, dhe kryeministrin japonez Fumio Kishida, duke u zotuar se Australia do të arrijë objektivat e grupit (të cilit i përket). Në qershor, ai mori pjesë gjithashtu në samitin e NATO-s, në Madrid, për të diskutuar kërcënimet e sigurisë në rajonin e Paqësorit. Marrëdhëniet midis Australisë dhe Kinës, megjithëse janë ende komplekse, dhe të tensionuara, kanë filluar të përmirësohen që kur ai u bë kryeministër. Në nëntor 2022, ai zhvilloi një takim dypalësh me liderin kinez Shi Xhinping (Xi Jinping), duke i dhënë fund ngrirjes më të gjatë diplomatike mes dy vendeve në 50 vjet. Ai mbrojti gjithashtu me vendosmëri Aukus-in, planin e lartpërmendur për blerjen e nëndetëseve bërthamore, i domosdoshëm duke pasur parasysh rritjen e fuqisë ushtarake kineze në rajon. I takon kryeministrit aktual të përshpejtojë zbatimin e përmbajtjes së paktit trepalësh të sigurisë. Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page