RRUGA “ADEM JASHARI”; PEJË | JETON BUQUKU U TENTUA TË VRITEJ ME ARMË ZJARRI; U DËRGUA NË QENDRËN KLINIKE UNIVERSITARE TË KOSOVËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 11
- 1 min read
Updated: Jan 12

Rruga “Adem Jashari”, Pejë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Z. Jeton Buquku, u bë objekt sulmi me armë zjarri; për pasojë mbeti i plagosur; pas marrjes së ndihmës së parë ai u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Nga të dhënat penale paraprake kumtohet se në sulmin e armatosur ndaj tij morën pjesë disa subjekte (meshkuj).

Lajm në përditësim, … 👇👇👇
Fshati Maznik, Deçan, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Arjan (Misin) Qelaj, me moshë 45 vjeç.
2- Z. Yll (Arjan) Qelaj, me moshë 23 vjeç.
3- Z. Altin (Rifat) Qelaj, me moshë 21 vjeç.
Ata konsiderohen të përfshirë në përpjekjen për vrasjen me armë zjarri dhe në ushtrim dhune fizike ndaj:
1- Z. Jeton Buquku.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments