PAPA LEO XIV-të: NË IRAN DHE SIRI DUHET TË NDIQET RRUGA E DIALOGUT; NDALOJENI DHUNËN NË UKRAINË; LE TË ARRIJMË PAQEN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 hours ago
- 1 min read

Vatikan | “Mendimet e mia kthehen te ajo që po ndodh këto ditë në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Iran dhe Siri, ku tensionet e vazhdueshme po shkaktojnë vdekjen e shumë njerëzve.
Shpresoj dhe lutem që dialogu dhe paqja të kultivohen me durim, duke ndjekur të mirën e përbashkët të shoqërisë në tërësi”.
Kështu tha Papa Leo XIV-të në Engjëll (Angelus).
“Sulme të reja, veçanërisht serioze, që synojnë infrastrukturën energjetike në veçanti, pikërisht ndërsa moti i ftohtë po bëhet më i ashpër, po ndikojnë rëndë mbi popullsinë civile.
Lutem për ata që vuajnë dhe ripërtërij apelin tim për të ndaluar dhunën dhe për të intensifikuar përpjekjet për të arritur paqen”, tha Papa Leo XIV-të.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments