top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KREU I SPAK (DUMANI) THA SE ASKUSH NUK ËSHTË I IMUNIZUAR NDAJ LIGJIT PROCEDURIAL PENAL.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 29, 2023
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Kreu i Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) e ka cilësuar vitin 2023 një vit tejet të ngjeshur me veprimtari profesionale.

Z. Dumani theksoi se gjatë vitit 2023 janë dyfishuar hetimet pro-aktive, duke e rritur numrin e tyre në 68 të tilla.

Në 2023 kemi dyfishuar numrin e hetimeve pro-aktive. Vetëm për këtë vit ka 68 çështje të nisura kryesisht, duke mbajtur rekordin e 3 vjetëve SPAK. Çështjet janë të ndara, krim dhe korrupsion. Indicet janë marrë nga mediat, deklaratat e politikanëve, dhe burime të agjentëve të BKH”, u shpreh z. Dumani.

Në deklarimet e tij para gazetarëve z. Dumani deklaroi se askush nuk është imun përpara ligjit. “E rëndësishme është që askush nuk është imun. Edhe sikur unë të shkel ligjin, prokurori që kam në krahë (aludoi për z. Adnan Xholi) do vijë e do më thotë ligjin dhe provat.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page