KREU I “SHIJ” TË UKRAINËS FLET PËR MARRËVESHJEN E SIGURISË BRITANIKO-UKRAINASE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jan 19, 2024
- 5 min read
Nga z. Oleksandr Lytvynenko*.
*Kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Ukrainës.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | Qëllimi i luftës së Rusisë në Ukrainë - të shkatërrojë Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës - mbetet i pandryshuar.
Megjithë një avantazh të madh në burime, Rusia nuk ka qenë në gjendje ta përmbushë këtë detyrë për gati dy vjet.
Së bashku me heroizmin e ushtrisë ukrainase dhe grumbullimin e popullsisë rreth shtetit, mbështetja perëndimore ka luajtur një rol kyç në këtë.
Është kjo mbështetje që forcon dimensionin global të luftës, dhe e bën të pamundur që Rusia të arrijë qëllimet e saj Napoleonike.
Këto synime përfshijnë, para së gjithash, aneksimin e territoreve ukrainase që janë shpallur “toka historike ruse” nga udhëheqja politike në Moskë; dhe krijimin e një entiteti politik, që varet plotësisht nga Moska, për të qeverisur ato toka ukrainase, që nuk mund të aneksohen drejtpërdrejt.
Z. Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, shpreson se fitorja mbi Ukrainën do ta ndihmojë atë të rimarrë kontrollin mbi ish-republikat sovjetike, mbi parimet e imperializmit rus, që i paraprinë dhe kanë ndjekur epokën komuniste.
Kremlini e kupton se nëse Ukraina bie, do të jetë më e lehtë për të rimarrë ish-republikat e tjera sovjetike. Nëse Ukraina qëndron, është çështje kohe para se Rusia të humbasë ndikimin mbi Kaukazin e Jugut dhe Azinë Qendrore.
Duke sulmuar Ukrainën, Rusia beson se është njëkohësisht në luftë me Perëndimin.
Z. Putin shpreson për një efekt domino. Ai beson se nëse Perëndimi, dhe mbi të gjitha Shtetet e Bashkuara, pësojnë një disfatë dërrmuese në Ukrainë - një poshtërim i dytë i tillë në vetëm pak vite pas daljes së çrregullt nga Afganistani - do të humbasë me shpejtësi ndikimin global.
Shtetet revizioniste, të cilat, i kanë ngulur sytë tek Ukraina, do ta shihnin këtë akt, dhe do të arrinin në përfundimin se koha e tyre kishte ardhur.
Si rezultat, brenda pak vitesh do të vendosej një rend i ri botëror shumëpolar, ku çështjet më të rëndësishme do të zgjidheshin nga një sërë fuqish të mëdha konkurruese, përfshirë Rusinë.
Z. Shi Xhinping (Xi Jinping), udhëheqësi i Kinës, konkurrenti më i fortë i Perëndimit, po e shikon nga afër luftën, dhe po nxjerr përfundimet e tij.
Rusia e di se fitorja që lakmon ndaj Ukrainës do të kishte një efekt global. Rusia gjithashtu e kupton se nuk mund t'i arrijë qëllimet e saj atje, pa prishur rendin global.
Gjatë dy viteve të fundit, Moska ka krijuar një koalicion anëtarët e të cilit përfshijnë Korenë e Veriut dhe Iranin, si dhe një numër pjesëmarrësish më pak aktivë nga jugu global, të cilët, shpresojnë të përfitojnë nga rritja e tensioneve gjeopolitike.
Ky koalicion është kryesisht joformal, por ndikimi i tij ndihet fort: ai ofron mbështetje politike dhe materiale për agresionin rus, duke furnizuar predha artilerie, dronë dhe pajisje dhe teknologji të tjera ushtarake.
Përtej sferës ushtarake, ajo i kushton shumë energji luftës ekonomike, kibernetike dhe informacionit, dhe veprimeve të tjera subversive. Qëllimi i tij është të destabilizojë rendin global.
Rusia dhe bashkëpunëtorët e saj gëzojnë një privilegj të madh. Ata po luftojnë me forcë brutale, për të krijuar një rend të ri global, ndërsa shumë në Perëndim, po kërkojnë kryesisht të përdorin fuqinë e butë, për të ruajtur atë të vjetër, që doli nga lufta e ftohtë.
Dihet prej kohësh, se ata që mbështeten te forca për të sjellë të renë, kanë një avantazh të konsiderueshëm ndaj mbështetësve të të vjetrës, të cilët, në përgjithësi, vendosin vullnetarisht kufizime në mjetet për të arritur qëllimet e tyre.
Në të njëjtën kohë, nëse Rusia nuk arrin të mposhti Ukrainën në fushën e betejës, qëllimet e saj globale do të minohen ndjeshëm.
Forcimi i aftësive të mbrojtjes dhe sigurisë së Ukrainës, dhe sigurimi i qëndrueshmërisë së shoqërisë, dhe shtetit, është mënyra më e lehtë, dhe më e lirë për Perëndimin, për të ndaluar Rusinë dhe shtetet e tjera revizioniste.
Sot, Ukraina është në gjendje të zmbrapsë agresionin rus me mbështetjen e duhur ushtarake dhe ekonomike perëndimore.
Kjo mbështetje do të mbetet efektive nëse zgjatet (derisa agresioni rus të ndalet), dhe gjithëpërfshirëse (duke përfshirë mbështetjen politike, ekonomike, ushtarake dhe të inteligjencës, si dhe të ndihmojë kundër luftës kibernetike dhe dezinformimit).
Shembulli më i fundit i kësaj qasjeje është nënshkrimi i Marrëveshjes për Bashkëpunimin e Sigurisë midis Ukrainës dhe Britanisë më 12 janar 2024.
Duke përjashtuar Shtetet e Bardha (balltike), të cilat, tani janë pjesë e BE-së dhe NATO-s, kjo ishte marrëveshja e tretë e këtij lloji, midis një ish-republike sovjetike dhe një vendi tjetër.
Dy të parat - midis Turqisë dhe Azerbajxhanit në 2021, dhe midis Francës dhe Armenisë në 2023 - kanë pasur njëfarë ndikimi në Kaukazin e Jugut, por nuk kanë ndryshuar lojën.
Marrëveshja midis Ukrainës dhe Britanisë mund të jetë shumë më domethënëse.
Është e para e këtij lloji që prek thelbin e ish-perandorisë ruse; Z. Putin e konsideron Ukrainën si një pjesë integrale të Rusisë “historike”.
Ai është i pari midis Ukrainës dhe një fuqie të madhe, që sanksionon realitetin gjeopolitik, në zhvillim në një marrëveshje ligjore.
Ajo shënon ndryshimin më të thellë deri më tani në qasjen e Perëndimit ndaj konceptit rus të “sferave të ndikimit” të tij.
Reagimi i përmbajtur i mediave britanike, ndaj marrëveshjes, tregon se sa normale dhe rutinore janë bërë në mendjen e publikut marrëdhëniet anglo-ukrainase, të mbrojtjes dhe sigurisë.
Tani, siç ka bërë gjatë historisë, Britania mund të shërbejë si model për të tjerët.
Marrëveshja e nënshkruar më 12 janar 2024 mund të hapë rrugën për pakte të ngjashme me vendet e tjera perëndimore.
Njëmbëdhjetë prej tyre janë në faza të ndryshme të negocimit të marrëveshjeve të tilla me Ukrainën.
Deklarata e Përbashkët e G7 për Mbështetjen për Ukrainën, e nënshkruar në samitin e NATO-s në Vilnius në muajin korrik të vitit 2023, po jep qartë frytet e saj.
Marrëveshjet për bashkëpunimin e sigurisë po e zhvendosin gradualisht Ukrainën në hapësirën perëndimore të sigurisë, pa kërkuar praninë e trupave perëndimore në tokën ukrainase.
Ato e mësojnë botën me pjesëmarrjen e Ukrainës në aleancë. Marrëveshje të tilla krijojnë bazën për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, e cila, u vendos në vitin 2008 në Bukuresht.
Kjo është garancia më e mirë e sigurisë jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë Europën Lindore.
Me nënshkrimin e marrëveshjes së sigurisë, Britania ka bërë një hap për të penguar rusët.
Kur të tjerët të ndjekin shembullin, përpjekjet e tyre të kombinuara do të kenë një ndikim të madh, në luftën e agresionit të Rusisë, dhe në ambiciet e saj të ardhshme.
Për të siguruar fitoren, Ukrainës i duhen përpjekje të tilla të përbashkëta. Rruga e gjatë përbëhet nga shumë hapa.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments