KOLUMBIA I KËRKON MADRIDIT TË KTHEJË THESARIN E KUIMBAJËS (QUIMBAYA).
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 16, 2024
- 1 min read
Bogota, Kolumbi | Qeveria e Kolumbisë i ka kërkuar zyrtarisht Mbretërisë së Spanjës që të kthejë Thesarin Kuimbaja (Quimbaya), një koleksion prej 122 pjesësh arkeologjike parakolumbiane që iu dhuruan vendit europian në vitin 1893 dhe aktualisht ndodhen në Muzeun e Amerikës në Madrid.
Kërkesa, raporton gazeta El Espectador, gjendet në një letër të dërguar më 9 maj nga ministrat e Jashtëm kolumbian, Luis Gilberto Murillo dhe ministrat e Kulturës, Juan David Correa, për homologët e tyre spanjollë.
“Koleksioni përbëhet nga mallra arkeologjike (kryesisht qeramika dhe argjendari) të lidhura me periudhën klasike të Kuimbajës (Quimbaya), të cilat u grabitën nga guaqueros vendas dhe u dorëzuan nga qeveria kolumbiane në Mbretërinë e Spanjës në vitin 1893, duke injoruar vlerën e tyre kulturore”, thuhet në letër.
“Kërkesa - thuhet - se është pjesë e modeleve ndërkombëtare në lidhje me politikat e dekolonizimit të muzeve, njohjen e të drejtave kulturore të popujve dhe menaxhimin global të koleksioneve kulturore.”
122 pjesët e Thesarit të Kuimbajës (Quimbaya) i përkasin kulturës parakolumbiane të rajoneve qendrore, popullsia e të cilave u shkatërrua gjatë Pushtimit derisa u zhduk në shekullin e 17-të.
Dorëzimi në Spanjë ndodhi menjëherë pas zbulimit nga presidenti i atëhershëm kolumbian Karlos (Carlos) Holguín Mallarino, i cili, kështu synonte të falënderonte kurorën spanjolle, për ndihmën e marrë në një mosmarrëveshje kufitare me Venezuelën.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)








































