HOXHË ZEKERIJA IDRIZI: POSHTË KULTURA DHE BONTONI ARABO-AZIATIK LINDOR NË KOMUNIKIMIN TONË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 16, 2023
- 1 min read
Shkup, Maqedoni e Veriut | Z. Zekerija Idrizi, klerik i fesë islame nga Maqedonia e Veriut bën thirrje publike që të ndalohen përshëndetjet turke e arabe, duke kërkuar të përshëndetet në gjuhën e bekuar shqipe.
Ai e ka bërë këtë kërkesë nëpërmjet një postimi në rrjetin shoqëror virtual “Facebook”.
POSTIMI I PLOTË.
PËRSHËNDET SHQIP - KOMUNIKO SHQIPTARISHT.
“Selam alejkum” - “Merhaba”, mos më fol arabisht se nuk jam shpellar, as banor shkretire, e as nga Anadolli.
Më përshëndet në gjuhën e bekuar shqipe “TUNGJATJETA!”, “MIRËDITA!”, e “PUNË E MBARË!”, sepse gjakë arbëror/shqiptar kam në deje dhe jam banor e nënshtetas Arbërie ...
Poshtë kultura dhe bontoni arabo-aziatik lindor në komunikimin tonë të përditshëm!
Rroftë tradita dhe kultura kombëtare shqiptare!
Hoxhë Zekerija Idrizi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)











































Comments