FSHATI ORESHKË; KUKËS | LUAN NUREDINAJ U GJET I VDEKUR; PO HETOHET PËR VRASJE; VETËVRASJE; VDEKJE NGA PAKUJDESIA; VDEKJE NGA SHKAQE NATYRALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 29
- 1 min read

Fshati Oreshkë, Kukës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit gjetën në gjendje të vdekur:
1- Z. Luan Nuredinaj, me moshë 55 vjeç, nga fshati Oreshkë, për mungesën e të cilit, familja kishte kryer denoncim në Komisariatin nr. 5, të D.V.P Tiranë.
Në lidhje me rastin, po hetohet për:
1- Vrasje.
2- Vetëvrasje.
3- Vdekje nga pakujdesia.
4- Vdekje nga shkaqe natyrale.
Njoftim | Në vijim të informacionit të dhënë dje, për gjetjen e trupit të pajetë të një shtetasi të paidentifikuar, në ujërat e lumit Drini i Zi, bëjme me dije se:
Nga verifikimet rezultoi se trupi i pajetë i përket shtetasit L. N., 55 vjeç, banues në fshatin Oreshkë, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Familjarët e 55-vjeçarit kanë kallëzuar më datë 27.07.2025, në Komisariatin e Policisë Nr. 5, Tiranë, për largimin e tij nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments