FSHATI SHËMRI; KUKËS | EDISON DOBRUSHI U ARRESTUA; I DËNUAR ME 11 VJET + 6 MUAJ BURG.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 14
- 1 min read

Fshati Shëmri, Kukës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Edison Dobrushi, me moshë 28 vjeç.
Njoftim | I dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim, për tentativë për trafikim të lëndëve narkotike dhe për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë, kapet në fshatin Shëmri, 28-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”, lokalizuan dhe kapën shtetasin:
E. D., 28 vjeç, banues në fshatin Shëmri, Kukës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, mbetur në tentativë dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments