FSHATI MIFOL; VLORË | U ARRESTUAN BLEDAR KRISTO DHE KRESHNIK KRISTO; ARMË ZJARRI + MUNICION + ARMË TË FTOHTË PA LEJE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 13
- 1 min read

Fshati Mifol, Vlorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Bledar Kristo, me moshë 49 vjeç.
2- Z. Kreshnik Kristo, me moshë 21 vjeç.
Njoftim | Në kuadër të punës së pandërprerë për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, si dhe për të parandaluar ngjarje të rënda kriminale që mund të ndodhnin nga përdorimi i tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Duo”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
• B. K., 49 vjeç, me precedent penal të mëparshëm për armëmbajtje pa leje;
• K. K., 21 vjeç, djali i tij, banues të dy në fshatin Mifol.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, në fshatin Mifol, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike me fishek në fole gati për qitje, 1 krehër me municion, rreth 200 gëzhoja dhe 1 armë të ftohtë (thikë).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments