top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VLORË | ERJON ÇELOALIAJ (BANUES NË ORIKUM) U ARRESTUA; “VRASJE ME DASHJE” E MBETUR NË TENTATIVË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 29
  • 2 min read
© Copyright i pamjes gjirafa.biz
© Copyright i pamjes gjirafa.biz

Vlorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Erjon Çeloaliaj, me moshë 35 vjeç.


Njoftim | DVP Vlorë/Goditje të njëpasnjëshme ndaj paligjshmërive në qark, vijojnë kontrollet intensive për kapjen e personave në kërkim.


Kapet dhe vihet në pranga një 35-vjeçar i shpallur në kërkim për tentativë për vrasje.


Strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të DVP Vlorë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit:


E. Ç., 35 vjeç, banues në Orikum.


Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 03.03.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.


Shtetasi E. Ç. akuzohet se më datë 02.04.2024, në aksin rrugor “Llogara-Palasë”, në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin A. Ç., ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit K. A., 41 vjeç, dhe S. A., 38 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet tyre. Më pas, shtetasi E. Ç. ka përplasur me automjetin e tij, shtetasin K. A., i cili është dëmtuar rëndë.


Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page