BELGJIKA TËRHOQI EKIPIN E SAJ NGA LOJËRAT OLIMPIKE PASI ATLETJA KLLEËR MISHEL (CLAIRE MICHEL) U SËMUR PASI U ZHYT NË LUMIN SENË (SEINE).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 5, 2024
- 1 min read
Bruksel, Belgjikë | Garat e përziera të triathlonit rifilluan mëngjesin e sotëm në Paris, pavarësisht lajmit të dalë nga Komiteti Olimpik belg në orët e fundit, sipas të cilit një nga atletet belge, znj. Klleër Mishel (Claire Michel), u sëmur pasi u zhyt në lumin Senë (Seine).
Atletja, e cila përfundoi në vendin e 38-të në triatlonin e femrave të mërkurën e kaluar, thuhet se ka kontraktuar një infeksion të zorrëve.
Belgjika ka tërhequr ekipin e saj nga garat e triathlonit miks.
Sipas shtypit belg, atletja 35-vjeçare ishte e kontaminuar nga bakteri Escherichia Coli, edhe pse lidhja e drejtpërdrejtë me garën në të cilën mori pjesë mbetet për t'u përcaktuar.
Sportistja, e cila, ankohet për probleme me stomakun dhe zorrët ndodhet prej 4 ditësh e shtruar në spital.
Në deklaratë, Komiteti belg theksoi se shpreson, së bashku me Federatën Kombëtare do të nxirren pasojat e nevojshme për garat e ardhshme të triatlonit në Lojërat Olimpike.
“Faleminderit për të gjitha mesazhet e bukura që më dërguat - është mesazhi nga atletja Klleër Mishel (Claire Michel) - jam trajtuar mirë dhe do të shërohem. Megjithatë, jam i shkatërruar për ekipin dhe më vjen keq që i mbyll Lojërat kështu”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



































Comments