ITALIA U SHPALL KAMPIONE BOTE NË VOLEJBOLL (SI PËR EKIPIN E MESHKUJVE ASHTU EDHE TË FEMRAVE).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 28
- 1 min read

Manila, Filipine | Italia mbetet kampione bote në volejboll.
Në Manila, Axurrët (Azzurri) mposhtën Bullgarinë 3-1 (25-21, 25-17, 17-25, 25-10) për të fituar titullin e dytë botëror radhazi, pas atij në Katowice katër vjet më parë.
Titulli i Axurrëve vjen pas atij të fituar nga femrat disa javë më parë.
“Pas suksesit të jashtëzakonshëm të ekipit kombëtar të femrave, edhe ekipi italian i volejbollit fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror, për herë të dytë radhazi. Ju jeni krenaria e një Italie fituese”, shkroi kryeministrja e Republikës së Italisë Xhorxha (Giorgia) Meloni në rrjetet sociale virtuale.
Italia fitoi Kampionatin Botëror në të njëjtin vit me ekipet e saj kombëtare të meshkujve dhe të femrave në volejboll.
Suksesi i tyre i vetëm i mëparshëm daton më shumë se 60 vjet më parë, që nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1960.
Edhe në vitin 1952, ata arritën të fitonin të dy Kampionatet Botërore të Volejbollit në të njëjtin vit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments