BALLUKU INSPEKTOI AKSIN RRUGOR THUMANË-KASHAR | DO TË JETË ME PAGESË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 3, 2024
- 1 min read
Updated: Jan 4, 2024
Kashar, Tiranë, Shqipëri | Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku inspektoi punimet në kantierin e ndërtimit të aksit rrugor Thumanë-Kashar, nga ku u bë me dije se ka nisur procesi i asfaltimit, ndërsa realizimi fizik i punimeve ka arritur në 65%.
Ky aks ka një gjatësi 21.05 kilometra, dhe do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e automjeteve, në njërën prej zonave me fluks të dendur qarkullimi automjetesh.
“Kantieri i aksit të ri rrugor, Thumanë – Kashar, ku ka nisur procesi i asfaltimit dhe realizimi fizik i punimeve ka arritur në 65%. Një aks me një gjatësi 21.05 kilometra, i cili do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e automjeteve, në njërën prej zonave me fluksin më të dendur të qarkullimit”, tha zv/kryeministrja Balluku.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)











































Comments