top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AMERIKË: NJË PIKTURË E MONETIT U SHIT NË ANKAND PËR 35 MILIONË $.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 16, 2024
  • 1 min read
ree

Jorku i Ri, Amerikë | Piktura “Sheaf at Giverny”, e gjigantit impresionist francez Klod Monet (Claude Monet) është shitur në ankand në Jorkun e Ri për gati 35 milionë dollarë, ka njoftuar Sotheby's.

 

Pas rënies së tregut botëror të artit në vitin 2023, shtëpitë kryesore të ankandeve Christie's dhe Sotheby's nisën të hënën shitjet e tyre pranverore në kryeqytetin amerikan të artit dhe financës, në një klimë mjaft optimiste pas rezultateve të mira në Londër dhe Paris.

 

Sotheby's, i cili i përket miliarderit franko-izraelit Petrik (Patrick) Drahi, njoftoi të mërkurën në mbrëmje shitjen online, me telefon dhe në zyrën e tij në Manhattan, të rreth pesëdhjetë pikturave të artit modern për 235 milionë $.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page