top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AMERIKË | KUNDËRSHTI QËNDRIMESH MES REPUBLIKANËVE PËR PLANIN E PAQES NË UKRAINË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 12 hours ago
  • 1 min read
ree

Uashington, Amerikë | Disa senatorë amerikanë thanë se Sekretari Marko (Marco) Rubio u tha atyre se plani i paqes për Ukrainën i promovuar nga Presidenti Tramp (Trump) nuk është qëndrimi zyrtar i Shteteve të Bashkuara, por përkundrazi përshkruan kërkesat ruse”.


Senatorët thanë se Sekretari Rubio u telefonoi të shtunën dhe tha se plani me 28 pika ishte një listë dëshirash ruse.


Sekretari Rubio na telefonoi këtë pasdite. Besoj se na e bëri të qartë se ne jemi përfituesit e një propozimi që iu dorëzua njërit prej përfaqësuesve tanë. Nuk është rekomandimi ynë. Nuk është plani ynë i paqes”, tha senatori republikan Maik Raunds (Mike Rounds).


Departamenti i Shtetit u përgjigj shpejt: plani me 28 pika për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë nuk është një listë dëshirash e hartuar nga Kremlini, duke mohuar pretendimet e një grupi senatorësh amerikanë se Sekretari i Shtetit Marko (Marco) Rubio u telefonoi duke i informuar se Presidenti Danllld Tramp (Donald Trump) po shtynte një listë dëshirash ruse.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page