SEKRETARI I SHTETIT I SHBA-ës MARKO (MARCO) RUBIO: TAKIMET E GJENEVËS ISHIN MË PRODUKTIVET DERI MË TANI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 15 minutes ago
- 1 min read

Gjenevë, Konfederata e Zvicrës | “Takimet e sotme ishin më produktivet dhe kuptimplotet deri më tani në të gjithë këtë proces, që kur kemi qenë të përfshirë që nga fillimi”.
Sekretari i Shtetit i ShBA-ës, Marko (Marco) Rubio, e tha këtë gjatë një fjalimi në Gjenevë.
Kështu raportoi enti mediatik “Sky News”.
“Ne kemi një produkt pune të shkëlqyer, të ndërtuar tashmë mbi kontributin e të gjithë palëve të interesuara, dhe tani kemi qenë në gjendje të shqyrtojmë disa nga këto pika, pikë për pikë.
Dhe mendoj se kemi bërë përparim të mirë. Ekipet tona tani janë në dhomat e tyre duke punuar mbi disa nga sugjerimet që na janë dhënë”, tha Sekretari Rubio.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)








































Comments