PJESA E PESTË | AKROTIRI: BAZA NGA E CILA LONDRA MUND TË NISË SULMET KUNDËR HUTHIVE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jan 7, 2024
- 4 min read
Nga z. Davide Bartoçini (Davide Bartoccini).
Romë, Itali | Një bazë e avancuar në Mesdhe, Akrotiri, është qendra nga e cila Forcat Ajrore Mbretërore mund dhe kanë kryer gjithmonë misione bombardimi në rajonin e Lindjes së Mesme.
Për vite me radhë, Tonkas, gjuajtës-bombardues Tornado Gr.4, janë ngritur nga pista e tij, për të synuar objektivat e ISIS-it në Sirak (Siraq).
Nëse marrin dritën jeshile nga Londra, tajfunët tani do të nisen drejt brigjeve të Jemenit të Veriut, për të goditur objektivat, që lidhen me kryengritësit Huthi, të cilët, vazhdojnë të synojnë anijet tregtare civile - që përpiqen të lundrojnë në Detin e Kuq - me dronë kamikaze, raketa dhe varka të armatosura.
NJË BAZË STRATEGJIKE NË MESDHE.
Në katet e sipërme të Pallatit të Uaitholl (Whitehall), në Londër, udhëheqësit e Mbrojtjes Britanike po vlerësojnë mundësinë e urdhërimit të sulmeve ajrore kundër rebelëve Huthi, pas aksionit ofensiv të kryer nga marina amerikane, e cila, fundosi tre anije të armatosura që ata kishin vendour në objektivat e tyre, anije tregtare në Detin e Kuq.
Baza e nisjes për këtë operacion do të ishte, sot si në të kaluarën, enklava ushtarake britanike e Akrotirit, e vendosur në pjesën qendrore-jugore të Qipros, dhe e njohur si “Zona e Bazës Sovrane të Akrotirit dhe Dhekelisë” nga Mbretëria e Bashkuar, në bazë të Marrëveshjes së Londrës, të vitit 1959, marrëveshja që garanton pavarësinë e Qipros.
Nga gadishulli i Akrotirit, i vendosur në pjesën ekstreme jugore të ishullit, dhe nga një zonë e vogël bregdetare më në veri, Dhekelia - në të kaluarën e përdorur tashmë si “stacionare” për të monitoruar aktivitetet sovjetike - britanikët mund të lëshonin avionët e tyre luftarakë për të goditur objektivat e kryengritësve Huthi.
Sekretari i Mbrojtjes, Grendt Sheps (Grant Shapps) tha se qeveria e Londrës nuk do të hezitojë të ndërmarrë veprim të drejtpërdrejtë, për të parandaluar sulme të mëtejshme ndaj anijeve civile, që shkojnë ose vijnë nga Kanali i Suezit.
AVIONË DHE ARMË QË DO TË PËRDOREN KUNDËR HUTHIVE.
Duke u nisur nga baza e përparme, në tokat britanike jashtë shtetit do të ishin avionët luftarakë Typhoon Fgr Mk. 4, avionë luftarakë me shumë role, që do të vendoseshin për të kryer fluturime në objektiva të paracaktuara në brigjet e Jemenit.
Edhe pse në të kaluarën Typhoon përdorej kryesisht si interceptues për të ndërhyrë në rast të një alarmi për reagim të shpejtë (Qra), pas dekompozimit të gjuajtësve-bombardues Tornado, platforma u përditësua për të kryer misione të të gjitha llojeve.
Aktualisht Typhoons e Forcës Ajrore Mbretërore (FAM) mund të kryejnë si misione sulmi me saktësi, ashtu edhe fluturime sulmuese, për të përfshirë lloje të shumta objektivash: duke përfshirë sulmin tokësor, dhe objektivat e misionit të mbështetjes ajrore të ngushtë.
Typhoons në fakt mund të mbajnë bomba të drejtuara me GPS/lazer të familjes Paveway (II dhe IV), dhe raketa ajër-tokë të drejtuar nga Braimstoun (Brimstone) dhe Storm Shedou (Storm Shadow).
Mbrojtja dhe angazhimi i kundërshtarëve të krahut fiks dhe rrotullues, megjithëse përmenden mundësitë e përplasjes me kërcënime të këtij lloji gjatë një misioni mbi Jemen, do t'i besohej raketave klasike Aim-120, ose raketave të reja ajër-ajër Aim-132 dhe Meteor.
Ashtu si në misionet e ndërmarra në të kaluarën nga Forca Ajrore Mbretërore (FAM), avionët Tornado të dërguar kundër objektivave të ISIS-it në Siri dhe Irak, në atë që ishte për të gjitha qëllimet një luftë asimetrike, avionët Typhoon që do të përdoren kundër rebelëve Huthi nuk do të duhej të përballeshin me një mbrojtje kundërajrore efektive, dhe e fokusuar në lidhjen e sistemeve kundërajrore, dhe në sistemet e radarëve të sofistikuar për t'i kapur ato; megjithatë në muajin nëntor, një raketë tokë-ajër SA-6 e prodhimit sovjetik nga Jemeni rrëzoi një dron amerikan Mq-9 Reaper.
Armët si këto mund të përfaqësojnë - edhe pse minimalisht - një kërcënim të vërtetë për avionët luftarakë britanikë të dërguar në misione.
FLUTURIMET E SPIUNAZHIT DHE NJË ROL NË LUFTËN KUNDËR HAMASIT.
Edhe përpara se të përmendej si një bazë e mundshme nisjeje për sulmet ajrore kundër milicëve Huthi të Jemenit, baza e FAM Akrotiri ka ardhur sërish në vëmendje për rolin e saj në konfliktin që po ndodh në Rripin e Gazës.
Prania e një aeroplani spiun U-2 Dragon Lady të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara në pistat e Akrotirit që përkon me rritjen e intensitetit të konfliktit izraelito-palestinez, ka çuar në hipotezën se Forcat Ajrore të SHBA-së - ose CIA - kanë kryer misionet e mbikqyrjes në Gaza, për të marrë një pasqyrë të situatës, për të ndarë informacionin e inteligjencës me Izraelin, ose për misionet e përcaktuara si potencialisht të diskutueshme.
Prania e avionëve amerikanë spiunë dhe dronëve të vëzhgimit në bazën britanike jashtë shtetit në Qipro, ka ngritur pyetje në të kaluarën për të përcaktuar përfshirjen e Londrës në misionet sekrete të kryera midis viteve 2008 dhe 2013, pas publikimit në Uikiliks (Wikileaks), të një sërë dokumentesh të klasifikuara.
Siç raportohet nga faqja e internetit DeclassifiedUk, një zëdhënës i Ministrisë Britanike të Mbrojtjes tha: “Në përgjigje të situatës në Izrael dhe Gaza, ne po punojmë me partnerët ndërkombëtarë për të de-përshkallëzuar konfliktin, për të forcuar stabilitetin, dhe për të mbështetur përpjekjet humanitare në rajon. Çdo përdorim i bazave në Mbretërinë e Bashkuar do të jetë në përputhje me këto objektiva.”
Sipas të njëjtit burim, qeveria britanike pranoi se kishte hequr 32 avionë nga Qipro në Izrael në gjashtë javët pas 7 tetorit 2023.
Këtyre i shtohen fluturimet e operuara nga forcat e armatosura amerikane apo agjencitë e sigurisë, numri i të cilave nuk do të bëhet i ditur. Distanca e fluturimit nga Izraeli është 40 minuta fluturim.
Fluturimet e operuara nga Forca Ajrore Mbretërore kanë lejuar: largimin e asistuar të qytetarëve britanikë nga Izraeli, dhe lëvizjen e vazhdueshme të materialeve të nevojshme për të mbështetur misionin tonë diplomatik në Tel Aviv, si dhe transportin e ministrave dhe zyrtarëve të lartë në angazhimet kryesore diplomatike me bashkëbiseduesit izraelitë, thuhet në deklaratën e qeverisë britanike.
Megjithatë, nuk dihet qëllimi dhe objektivat e fluturimeve amerikane, të cilat, kanë shumë baza me një rreze operacionale të dobishme në rajon.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments