23 MARS 1775: “MË JEP LIRINË, OSE MË JEP VDEKJEN!”
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 23, 2024
- 1 min read
Uashington, Amerikë | 23 mars 1775: “Më jep lirinë, ose më jep vdekjen!”
Me këto fjalë në këtë datë, Petrik Henri (Patrick Henry) kapi frymën e rezistencës amerikane në Kishën Episkopale të Shën Gjonit në Riçmond (Richmond), Virxhinia.
Fjalimi i tij ishte gjatë Konventës së Dytë të Virxhinias, ku morën pjesë udhëheqës si Xhorxh uashingtoni (George Washington) dhe Tomas Xhefersoni (Thomas Jefferson).
Ai mbrojti konfliktin e armatosur kundër sundimit britanik si e vetmja rrugë drejt lirisë.
Lutja e pasionuar e Henrit ndihmoi Virxhinian drejt luftës për pavarësi dhe thirrja e tij për armë ishte një moment përcaktues në drejtimi i Luftës Revolucionare Amerikane.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































