12 MARS 2009: “SUDJA” I AMERIKËS U DEKLARUA FAJTOR PËR 11 KRIME FEDERALE | ZHVATI 65 MILIARDË $.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 12, 2024
- 1 min read
Uashington, Amerikë | 12 Mars 2009: Z. Berni Medof (Bernie Madoff) u deklarua fajtor për 11 krime federale për drejtimin e skemës më të madhe Ponzi në histori, me humbje të vlerësuara në 65 miliardë dollarë.
Skema e tij paguante kthime nga kapitali i investitorëve të rinj dhe jo nga fitimi. Mashtrimi filloi në fillim të viteve 1990 dhe u zbulua në fund të vitit 2008 kur ai nuk mundi të përmbushte kërkesat për tërheqje. Madoff nga një figurë e respektuar dhe kryetar i Nasdaq u dënua me 150 vjet burg.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)











































Comments