SULLTANATI I OMANIT | OKB-ja: 3.4 MILIARDË NJERËZ PËRBALLEN ME KRIZË STREHIMI; 1 MILIARD JETOJNË NË LAGJE TË VARFRA; STREHIMI I PËRSHTATSHËM NUK ËSHTË LUKS; ËSHTË THEMELI I NJË JETE DINJITOZE.

Muskt, Sulltanati i Omanit | Të mbledhur në Muskat të Omanit, në Ditën Botërore të Habitatit, përfaqësues të qeverive, shoqërisë civile dhe akademive bënë thirrje për veprime të menjëhershme për të trajtuar krizën e strehimit që prek gati 3.4 miliardë njerëz.
“Strehimi i përshtatshëm nuk është luks.
Është themeli i një jete dinjitoze dhe qyteteve të qëndrueshme”.
Kështu tha drejtoresha ekzekutive e UN-Habitat, Programit të Kombeve të Bashkuara për Vendbanimet Njerëzore, Anaklaudja Rosbah (Anacláudia Rossbach).
“Strehimi duhet të konsiderohet një përparësi publike, në të njëjtin nivel me tokën dhe shërbimet thelbësore, duke bërë thirrje për një bashkëpunim më të fortë midis autoriteteve publike, sektorit privat dhe shoqërisë civile”, - tha drejtoresha Rosbah (Rossbach).
Në mesazhin e saj drejtuar pjesëmarrësve, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se strehimi i përshtatshëm për të gjithë është themeli i dinjitetit, sigurisë dhe mundësisë për çdo individ.
“Megjithatë, mbi tre miliardë njerëz në mbarë botën janë ende të privuar nga kjo e drejtë universale njerëzore.
Më shumë se një miliard njerëz jetojnë në vendbanime informale dhe lagje të varfra, dhe shumë të tjerë janë të pastrehë ose janë zhvendosur nga konflikti, fatkeqësitë dhe ndryshimet klimatike”, - tha drejtoresha Rosbah (Rossbach).
Presidenti i Asamblesë së UN-Habitat, Nga Kor Ming, i cili është gjithashtu Ministër i Strehimit dhe Qeverisjes Vendore i Malajzisë, foli për familjet që jetojnë në strehim pa kanalizime, kanalizime bazë ose ujë të pijshëm, dhe fëmijët e të cilëve vuajnë nga sëmundje të parandalueshme.
“Një shtëpi pa ujë të pijshëm, siguri apo garanci ligjore nuk është një shtëpi. Është një kurth që i mbyll njerëzit në varfëri”, - tha drejtoresha Rosbah (Rossbach).
Sipas Kornizës së të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, strehimi është i përshtatshëm kur plotëson shtatë kritere, duke përfshirë disponueshmërinë e shërbimeve, banueshmërinë, koston, vendndodhjen dhe aksesueshmërinë.
Prandaj, sekretari Guterres theksoi nevojën për të investuar në strehim të mirë dhe për të transformuar vendbanimet informale për të ulur varfërinë, për të luftuar pabarazinë, për të forcuar qëndrueshmërinë ndaj klimës dhe për të promovuar shoqëri paqësore dhe gjithëpërfshirëse.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments