REPUBLIKA FEDERATIVE E BRAZILIT | PRESIDENTI LUIZ INACIO LULA DA SILVA: SOT U MBYLLËN 11 MIJË FAQE BASTESH ONLINE.

Brasilia, Republika Federative e Brazilit | Me hyrjen në fuqi të dekretit të lëshuar nga qeveria e presidentit Luiz Inacio Lula da Silva, afërsisht 11 mijë faqe bastesh sportive dhe kazinosh online do të ndërpresin aktivitetin në Brazil sot.
Përdoruesit që përpiqen të hyjnë në këto platforma do të ridrejtohen në një faqe interneti qeveritare që ofron informacion mbi bllokimin e shërbimit dhe pezullimin e të gjitha reklamave që lidhen me sektorin.
Afati për tërheqje vullnetare skadoi të hënën dhe qeveria njoftoi se në kohën kur faqet u çaktivizuan, depozitat me një total prej 1.33 miliardë reais (rreth 240 milionë euro) ishin ende të pakërkuara.
Sipas ligjit, bankat kanë afat deri më 14 tetor për të kthyer këto fonde.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments