MEMALIAJ | KLAJDI ORUÇI U ARRESTUA; XHON ORUÇI U SHPALL NË KËRKIM POLICOR; 145 RRËNJË HASHASH NË MALIN MUKAJ.

Memaliaj, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Klajdi Oruçi, me moshë 28 vjeç, banues në fshatin Izvor.
Shpallën në kërkim policor:
1- Z. Xhon Oruçi, me moshë 29 vjeç, banues në fshatin Izvor.
Njoftim | Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Tepelenë, si rezultat i një hetimi të ndjekur për 2 muaj, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, finalizuan operacionin antidrogë, të koduar "Vjeshta", gjatë të cilit u arrestua shtetasi K. O., 28 vjeç, dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi Xh. O., 29 vjeç, banues në fshatin Izvor.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kishin kultivuar në malin Mukaj, 145 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Në vijim, në lidhje me këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Izvor, shtetasin Sh. M., 57 vjeç, banues në fshatin Luftinjë 2.
Punohet për kapjen e 29-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit










Comments