top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | MONIKA LUBONJA NGRITI PADI; ADRIAN HILA NË GJYQ PENAL DHE CIVIL.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
1 hour ago
2 min read
Monika Lubonja

Tiranë, Shqipëri | Znj. Monika Lubonja ka paditur z. Adrian Hila në lidhje me filmimet që ai u pati kryer akteve intime të kaluara së bashku.


Deklaratë | “Ju drejtohem sot me dhimbjen e një gruaje së cilës i është shkelur besimi dhe privatësia por edhe me vendosmërinë për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat e saj.


Kërkoj dhe shpresoj të ndalet baltosja ime në emër të një ‘morali kolektiv’.


Dinjiteti i një njeriu ndërtohet gjatë gjithë jetës dhe nuk mund të zhbëhet nga tradhtia e dikujt të cilit i fala disa vite të jetës sime.


Nuk kam patur dijeni, nuk kam dhënë pëlqim të filmohem, të regjistrohem apo që materiale intime të shpërndahen, të shiten ose të publikohen.


Kam dashur dikë dhe kam besuar.


Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë.


Më dhemb që besimi im është kthyer në armë kundër meje.


Mediave u kërkoj të respektojnë privatësinë time dhe të mos publikojnë apo të spekulojnë me publikime të materialeve intime.


Opinionit publik i kërkoj të mos e ktheje dhimbjen time në argëtim dhe të mos më gjykojë për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë.


I jam drejtuar drejtësisë dhe do ta ndjek këtë rrugë deri në fund.


Dinjitetin tim dhe pabesinë nuk ja fal askujt që përdori jetën time!


Do e ndjek ligjërisht dhe jam e sigurt që e vërteta do flasë.


Zotit i kërkoj forcë që kjo plagë të mos ma mbush zemën me urrejtje. Besoj se ai e njeh të vërtetën time dhe pres që drejtësia të bëjë punën e saj”.


Kështu tha znj. Monika Lubonja në një koment të botuar në rrjetin shoqëror virtual “Facebook”.

Monika Lubonja
Znj. Monika Lubonja

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page