KRUJË | YLLI ABDYLI U ARRESTUA; VJEDHJE AUTOMJETI NË FSHATIN RINAS.

Krujë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Ylli Abdyli, me moshë 38 vjeç.
Njoftim | - Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, finalizuan operacionin e koduar “Kilometrazhi”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi Y. A., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet në Rinas, i cili u lokalizua në Durrës, dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments