top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | KLAJDION KOÇJA U ARRESTUA; GRABITJE ME DHUNË TË VARËSEVE TË FLORINJTA NGA QAFAT E GRAVE.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
36 minutes ago
1 min read

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Klajdion Koçja, me moshë 26 vjeç.


Ai konsiderohet i përfshirë në grabitje me dhunë të varëseve të arta nga qafat e grave.


Njoftim | - Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “October”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi K. K., 26 vjeç, pasi dyshohet se i ka vjedhur me dhunë varësen nga qafa, një shtetaseje, në rrugën “Konferenca e Pezës”.


Nga veprimet hetimore dyshohet se i arrestuari ka kryer vjedhje me dhunë, në të njëjtën zonë, edhe më datë 02.10.2026, u tha ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page