UKRAINË | FORCAT UKRAINASE VRANË TRE VETA DHE PLAGOSIN TRE TË TJERË NË NJË SULM NDAJ NJË MINIBUSI.

Kiev, Ukrainë | “Tre veta u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në një sulm nga forcat ukrainase ndaj një minibusi në pjesën e kontrolluar nga Rusia të rajonit Zaporizhzhia të Ukrainës”.
Kështu tha kreu i administratës pro-ruse, Jevgeni Balitski (Yevgeny Balitsky).
“Një sulm i synuar nga një dron armik ndaj një minibusi në fshatin Basan, distrikti Pologovski i komunës shkaktoi disa vdekje dhe lëndime”, - shkroi ai në platformën shoqërore virtuale “Telegram”.
Informacionet paraprake flasin për tre të vrarë dhe tre të plagosur.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments