top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
GUATEMALË | U VRA ME ARMË ZJARRI ISH-PROKURORI I ANTIKORRUPSIONIT JUAN FRANSISKO (FRANCISCO) SOLORZANO FOPPA.
Qyteti i Guatemalës, Guatemalë | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë morën dijeni se: 1- Ish-prokurori Juan Fransisko (Francisco) Solorzano Foppa, me moshë 43 vjeç, u qëllua për vdekje dje në qendrën sportive “Campo de Marte”, në kryeqytet. Z. Gustavo Adolfo Aguilar Gamarro, një anëtar i Federatës së Xhudos së Guatemalas, gjithashtu vdiq në sulmin e armatosur. Dy vëllezër u arrestuan afërsisht dhjetë minuta pas
Agjencia Telegrafike Vox
PO DISKUTOHET MBAJTJA E NJË SAMITI TREPALËSH AMERIKANO-RUSO-KINEZ PËR ÇËSHTJEN E UKRAINËS.
Uashington, Amerikë | “Presidenti Vladimir Putin ka propozuar një takim në muajin nëntor midis tij dhe homologëve të tij, presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) dhe presidentit Shi Xhinping (Xi Jinping), për të diskutuar për Ukrainën, me qëllim negocimin e një përfundimi të favorshëm të konfliktit për Rusinë”. Kështu raportoi enti mediatik vendor “Wall Street Journal”, bazuar në subjekte të njohur me çështjen. Një samit i tillë pa presidentin Volodimir Zelenski do të ishte i
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI SYNON RAFINERITË E NAFTËS NË RUSI DUKE E DITUR SE SULMET DËMTOJNË TREGJET BOTËRORE.
Uashington, Amerikë | “Akuzoj Volodimir Zelenskin për shënjestrimin e rafinerive të naftës në Rusi, pavarësisht se e di se sulme të tilla dëmtojnë rëndë tregjet botërore të naftës, përfshirë ShBA-ës dhe se nuk ka interes ta përfundojë këtë luftë”. Kështu kumtoi presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në rrjetin shoqëror virtual “Truth”. “Ngrirja e sanksioneve të reja kundër Rusisë është shumë e thjeshtë. Po punoj për të ndërmjetësuar paqen në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrain
Agjencia Telegrafike Vox
FRANCË | PRESIDENTI EMANUEL MAKRON (EMMANUEL MACRON): DO T’I MBROJMË QYTETET TONA DUKE NDALUAR TUBIME TË CAKTUARA.
Paris, Francë | “Prefektët francezë do të jenë në gjendje të marrin vendime për të mbrojtur qytetet tona, duke përfshirë ndalimin e demonstratave të caktuara”. Kështu tha presidenti Emanuel Makron (Emmanuel Macron), gjatë një fjalimi drejtuar kombit pas përleshjeve në rrugë dhe plaçkitjeve në të gjithë vendin. “Ata që shkatërruan duhet të paguajnë; ata që plaçkitën duhet të rimbursojnë”, - tha presidenti Makron (Macron), duke shprehur solidaritet me policinë. “Dje, pavarësish
Agjencia Telegrafike Vox
FRANCË | PRESIDENTI EMANUEL MAKRON (EMMANUEL MACRON): TURP PËR NE QË U KATANDISËM KËSHTU; ASGJË NUK E JUSTIFIKON DHUNËN.
Paris, Francë | “Këtë mbrëmje të gjithë ndiejmë zemërim dhe turp”. Kështu tha presidenti Emanuel Makron (Emmanuel Macron), duke iu drejtuar kombit pas kaosit dhe shkatërrimit që rrethoi demonstratat në Francë. “Asgjë nuk e justifikon dhunën”, - tha presidenti Makron (Macron). Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
GAZË | NJË FËMIJË U VRA NË NJË SULM TË FORCËS MBROJTËSE TË IZRAELIT.
Gazë | “Një fëmijë i dytë u vra nga zjarri izraelit në Gazë”. Kështu raportoi agjencia vendore e lajmeve “Wafa”. Ky është i mituri i dytë i raportuar i vrarë në Gazë, pas vrasjes së 7-vjeçarit Masak al-Dalu pranë kampit të refugjatëve al-Maghazi. Zëdhënësi i Forcës Mbrojtëse të Izarelit (IDF) tha se po verifikon detajet e raportimeve në mediat palestineze. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacio
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: KËTO ZGJEDHJE JANË VENDIMTARE; DO TË VOTOHET PËR TË DJATHTËN OSE PËR PALESTINËN.
Jeruzalem, Izrael | “Këto zgjedhje janë vendimtare për të ardhmen tonë; ose e djathta ose Palestina. Ose qeveria jonë e fortë e krahut të djathtë, ose një qeveri e krahut të majtë Eisenkot, me partitë arabe, Jair (Yair) Golan-in, Lieberman-in dhe Bennet-in”. Kështu kumtoi kryeministri Benjamin Netanjahu, me anë të një mesazhi drejtuar qytetarëve izraelitë përpara zgjedhjeve të 27 tetorit. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.00
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: SHBA-ës RIFILLUAN SHKËMBIMIN E INTELIGJENCËS ME NE.
Keiv, Ukrainës | “Shtetet e Bashkuara kanë rifilluar ndarjen e informacioneve të inteligjencës me Ukrainën, pasi e bllokuan atë për një periudhë kohore”. Kështu tha presidenti Volodimir Zelenski gjatë një interviste në emisionin “Meet the Press”, të entit mediatik amerikan “Nbc”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) PO E SHTYN UKRAINËN TË KAPITULLOJË PARA RUSISË.
Kiev, Ukrainë | Presidenti Volodimir Zelenski shtoi tensionet në përballjen e tij me presidentin Danlld Tramp (Donald Trump), duke e akuzuar për presion ndaj Ukrainës që t'i dorëzohet Rusisë; ky është episodi i fundit në një përplasje të drejtpërdrejtë mes tyre që filloi një javë më parë. Në një intervistë me agjencinë amerikane të lajmeve “Bloomberg”, presidenti Volodimir Zelenski paraqiti një propozim të ri për të akomoduar kërkesën e presidentit Tramp (Trump) për të ndalua
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | SEKRETARI I SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO: PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) NDALOI SANKSIONET E REJA NDAJ RUSISË PËR TË VLERËSUAR NDIKIMIN E TYRE NË EKONOMINË BOTËRORE.
Uashington, Amerikë | “Vendimi i presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) për të përjashtuar Rusinë nga sanksionet e reja sipas Aktit Graham është një pauzë 60-ditore për të analizuar ndikimin e mundshëm që këto masa mund të kenë në ekonominë botërore”. Kështu tha sekretari i shtetit Marko (Marco) Rubio, duke folur në Bazën e Përbashkët Endrjus (Andrews) përpara se të nisej për në Uzbekistan dhe Indi. “Presidenti synon ta përdorë këtë periudhë 60-ditore për të analizuar, në nj
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | ZV.PRESIDENTI JD VENS (VANCE): ÇËSHTJET E IMIGRACIONIT DHE ASIMILIMIT JANË SHKAQET E DHUNËS NË FRANCË; LIBERALËT PERËNDIMORË KANË IMPORTUAR BOTËN E TRETË NË FRANCË.
Uashington, Amerikë | “Problemet e imigracionit dhe asimilimit janë shkaqet themelore të dhunës së vazhdueshme në Francë”. Kështu tha zv.presidenti i ShBA-ës, JD Vens (Vance) për entin mediatik vendor “CBS News”. “Liberalët perëndimorë e kanë importuar Botën e Tretë në Francë dhe vende të tjera, në emër të diversitetit dhe dhembshurisë. Ata injoruan çështje themelore si asimilimi dhe përputhshmëria. Ata u paralajmëruan se do të arrinin deri në këtë pikë, por ata nuk dëgjuan”,
Agjencia Telegrafike Vox
FRANCË | KRYEMINISTRI SEBASTIEN LËKRNY (SÉBASTIEN LECORNU): GRUPET E EKSTREMIT TË MAJTË PO ORGANIZOJNË DHUNË NËPËR QYTETE; NUK DO TË FRIKËSOHEMI.
Paris, Francë | “Nuk do të lejojmë veten të na frikësojnë”. Kështu tha kryeministri Sebastien Lëkrny (Sébastien Lecornu) në një mesazh në rrjetin shoqëror Iks (X), duke akuzuar grupet e ekstremit të majtë se kanë organizuar dhunë në disa qytete në Francë. “Kriminelët iu bashkuan atyre për të plaçkitur dhe shkatërruar. Demonstratat paqësore kanë vendin e tyre në Republikën tonë. Zjarrvëniet, plaçkitjet dhe sulmet jo”, - tha kryeministri Lecornu, duke i nxitur bashkëqytetarët t
Agjencia Telegrafike Vox
TIRANË | KOMENT NGA SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË GJENERALLEJTËNANT ARBEN KINGJI.
Tiranë, Shqipëri | “Në bazën e KFOR-it, ‘Camp Villaggio’, në Pejë të Kosovës, u zhvillua ceremonia e ndërrimit të kontingjentit të Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut me kontingjentin e Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut të Forcës Tokësore. Mirënjohje dhe respekt për çdo efektiv që shërben me përgjegjësi, përkushtim dhe sakrificë, duke përfaqësuar me dinjitet atdheun”. Kështu u tha në një njoftim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjenerallejtënan
Agjencia Telegrafike Vox
RRUGA “HABIB ZOGAJ”; MALISHEVË | RIJAD HALILI U PROCEDUA PENALISHT.
Rruga “Habib Zogaj”, Malishevë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë proceduan penalisht: 1- Z. Rijad Halili. Ndaj tij zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si: 1- “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kom
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BELGJIKËS | KOMISIONI EVROPIAN: DËNOJMË AKTET E DHUNËS NDAJ INSTITUCIONEVE SHTETËRORE DHE PRONAVE PRIVATE E PUBLIKE NË SHQIPËRI.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Ne dënojmë përdorimin e dhunës në Tiranë dhe qytete të tjera në Shqipëri, duke përfshirë zjarrvënien me dashje, sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike dhe përgjigja ndaj saj duhet të mbetet brenda ligjit dhe proporcionale. Ata që janë përgjegjës duhet të mbahen përgjegjës nëpërmjet një procesi të rregullt ligjor. Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): FRANCA ËSHTË NË FLAKË; MBYLLNI KUFIJTË PARA SE TË JETË TEPËR VONË; IMIGRACIONI KA SHKATËRRUAR ATË QË DIKUR ISHTE VEND I MADH.
Uashington, Amerikë | “Franca është në flakë! Imigracioni i njerëzve nga një botë krejtësisht tjetër, njerëz që mbajnë urrejtje në zemrat e tyre, ka shkatërruar atë që dikur ishte një vend i madh”. Kështu tha presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në rrjetin shoqëror virtual “Truth”, duke komentuar protestat dhe përplasjet në Francë. “Mbyllni kufijtë dhe rimerrni kontrollin, para se të jetë tepër vonë”, - tha presidenti Tramp (Trump). Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia
Agjencia Telegrafike Vox
ARABIA SAUDITE | NJË HELIKOPTER U RRËZUA; DY USHTARAKË TË VDEKUR.
Riad, Arabia Saudite | “Dy oficerë të Gardës Kombëtare Saudite u vranë në rrëzimin e një helikopteri zbulues AH-6i në rajonin Najran, të Arabisë Saudite jugore, pranë kufirit me Jemenin”. Kështu raportoi enti mediatik vendor “Arab News”, duke cituar gjeneralin Turki al-Maliki, zëdhënës i koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite që lufton në Jemen. Sipas tij, rrëzimi u shkaktua nga një defekt teknik. Megjithatë, rebelët Huthi të Jemenit morën përgjegjësinë për rrëzimin e nj
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BELGJIKËS | NATO-ja: NJË DRON U ZBULUA NË HAPËSIRËN AJRORE LITUANEZE; DY AVIONË LUFTARAKË ITALIANË NDËRHYNË.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Mund të konfirmojmë se këtë mëngjes, dy avionë luftarakë italianë Eurofighter u ngritën në ajër në përgjigje të pranisë së një droni në hapësirën ajrore lituaneze. Avionët operonin nën komandën e NATO-s. Një hetim është duke vazhduar dhe NATO-ja mbetet në kontakt të ngushtë me autoritetet lituaneze. NATO-ja është e gatshme dhe e aftë t'i përgjigjet çdo kërcënimi të mundshëm, 24/7, për të mbrojtur territorin dhe popullsinë tonë”. Kështu u tha
Agjencia Telegrafike Vox
VATIKAN | PAPA LEO XIV-të: TANI DO TË RIFILLOJ GRADUALISHT AKTIVITETET E MIA.
Vatikan | “Do të rifilloj gradualisht aktivitetet e mia me ndihmën e Zotit dhe lutjet tuaja”. Kështu tha Papa Leo XIV-të në Engjëll (Angelus), ku u shfaq i buzëqeshur dhe në formë të mirë pas shtrimit të tij në spitalin Agostino Xhemeli (Gemelli) për heqjen e një pjese të mushkërive. Shfaqja e tij nga dritarja e Pallatit Apostolik, pikërisht në mesditë, u prit me duartrokitje të ngrohta nga turma, e cila më pas u mblodh menjëherë në heshtje fetare për të dëgjuar fjalët e tij
Agjencia Telegrafike Vox
FRANCË | PALLATI ELIZE: PRESIDENTI EMANUEL MAKRON DO T’I DREJTOHET KOMBIT NË ORËN 20:00.
Paris, Francë | “Presidenti Emanuel Makron (Emmanuel Macron) do t'i drejtohet kombit pas protestave. Fjalimi i tij është planifikuar për në orën 20:00”. Kështu njoftoi Pallati Elize. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
TIRANË | KRYEMINISTRI EDI RAMA: U NEUTRALIZUA DRON SHPËRTHYES I DESTINUAR PËR NË PALLATIN E QEVERISË; RUSIA DHE IRANI JANË PRAPA PROTESTUESVE.
Tiranë, Shqipëri | “Një dron shpërthyes që synonte të godiste kryeministrinë në Tiranë u neutralizua dy ditë më parë”. Kështu njoftoi kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, duke komentuar protestat e dhunshme në Tiranë që kërkojnë dorëheqjen e tij. Kryeministri Rama vuri në dukje një postim në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), nga z. Alexander Dugin, i njohur si “Ideologu i presidentit Vladimir Putin”, i cili, i vlerësoi protestat që po mbahen në Shqipëri. “Ne kem
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): NGRIRJA E SANKSIONEVE TË REJA NDAJ RUSISË DO TË JETË VENDIM I SHKËLQYER.
Uashington, Amerikë | “Shumë prej jush nuk e dinë ende se cili është vendimi im, por ne do ta zbulojmë, dhe ju do ta zbuloni gjithashtu. Është një vendim i shkëlqyer. Do të jetë një zgjedhje pozitive për vendin dhe, besoj, edhe për botën, duke pasur parasysh se jemi vërtet në një skenë botërore”. Kështu tha presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), duke iu përgjigjur një kërkese mbi ngrirjen e zbatimit të sanksioneve të reja kundër Rusisë sipas Aktit Graham, sipas urdhrit të ti
Agjencia Telegrafike Vox
KANADA | TË PAKTËN 7 TË VDEKUR NË ZJARR NË NJË BAZË USHTARAKE; SHKAKU ËSHTË ENDE I PANJOHUR; FLAKËT U PËRHAPËN NGA ERËRAT E FORTA.
Otavë, Monarkia Kushtetuese e Kandasë | “Të paktën shtatë veta u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një shpërthim të ndjekur nga një zjarr në bazën ushtarake kanadeze në Ueinrait (Wainwright), në Albertë”. Kështu raportoi enti mediatik vendor “Global News”, duke cituar disa burime ushtarake. Shpërthimi ndodhi rreth orës 16:00 sipas orës vendore gjatë një stërvitjeje me armë zjarri, kur plumbat goditën një tubacion ose pus gazi brenda bazës. Nga z. Erton Duka. © Copyrig
Agjencia Telegrafike Vox
FRANCË | 1800 VETA U ARRESTUAN GJATË PROTESTAVE; NJË PROTESTUES VDIQ.
Paris, Francë | “Një protestues në Paris u sëmur dhe u dërgua në spital, ku më vonë vdiq”. Kështu raportoi enti mediatik vendor “Bmftv”, duke cituar një raport të policisë sispas të cilit një person vdiq pas një arresti kardiak. Ministri i brendshëm Lorent (Laurent) Nunez njoftoi se numri i subjekteve të arrestuar gjatë protestave është rritur në 1800. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


