top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ARABIA SAUDITE | NJË HELIKOPTER U RRËZUA; DY USHTARAKË TË VDEKUR.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
11 minutes ago
1 min read

Riad, Arabia Saudite | “Dy oficerë të Gardës Kombëtare Saudite u vranë në rrëzimin e një helikopteri zbulues AH-6i në rajonin Najran, të Arabisë Saudite jugore, pranë kufirit me Jemenin”.


Kështu raportoi enti mediatik vendor “Arab News”, duke cituar gjeneralin Turki al-Maliki, zëdhënës i koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite që lufton në Jemen.


Sipas tij, rrëzimi u shkaktua nga një defekt teknik.


Megjithatë, rebelët Huthi të Jemenit morën përgjegjësinë për rrëzimin e një helikopteri ushtarak saudit “Apache” në zonën e Najranit.


Kështu raportoi agjencia turke “Anadolu”, duke cituar një deklaratë të zëdhënësit ushtarak të grupit, Jahja Sari (Yahya Saree).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page